Lajmi për fejesën e Justin Bieber bëri Selena Gomezin për trajtim psikiatrik

Duke qenë e dërrmuar nga një seri problemesh shkatërrimtare për shëndetin, Selena Gomez u detyrua që papritur të marrë trajtim psikiatrik.

ShowBiz

14/10/2018 09:21

Ndryshimet në jetën e ishit, për dikë mund të jenë jo të rëndësishme, por për Selena Gomezin ajo mund të ketë qenë krejtësisht shkatërruese, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Vetëm katër muaj pasi u nda nga ajo, Justin Bieber u fejua me modelen e “Victoria’s Secret”, Hailey Baldwin.

Pas kësaj, çifti muajin e kaluar filluan një turne në Evropë, e vetëm pak javë më vonë, Selena u detyrua të shtrihet në institucion të shëndetit mendor, duke e vuajtur atë që quhet “ndarje emocionale”.

Derisa Justin ka luftuar publikisht me drogën, dhunën dhe problemet me ligjin, Selenës problemet i dolën jashtë kontrollit.

Ajo po përballet me një luftë serioze me ankthin dhe depresionin, kurse supozohet se këto probleme filluan të dalin jashtë kontrollit qysh muajin e kaluar, kur Justin dhe Hailey shprehnin dashurinë në udhëtimin nëpër Evropë.

Këngëtarja së pari njoftoi se po shkëputej nga rrjetet sociale, e më pastaj përmes tyre tregoi haptas për problemet me depresionin.  /Lajmi.net/