Lajmi më i keq për Zidane si trajner i Real Madridit

Zinedine Zidane është duke kaluar periudhën më të vështirë në detyrë si trajner i Real Madridit.

Sport

22/09/2017 11:17

Real Madrid nuk e ka filluar mirë sezonin e ri në La Ligë.

Skuadra madrilene në fundjavën e shkuar pësoi disfatë me rezultat 0:1 nga Real Betis duke mbetur 7 pikë prapa liderit Barcelona.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se trajneri Zinedine Zidane është duke kaluar periudhën më të vështirë në detyrë, përcjell “lajmi.net”.

Pas dy trofeve të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve dhe titujve të tjerë, Zidane ballafaqohet me detyrën e vështirë të nxjerrë ekipin nga kriza dhe ta rikthejë në garë për titull të kampionit në La Ligë. /Lajmi.net/