Lajmi më i keq i vitit: Rënia e investimeve të huaja

Nga këndvështrimi i Odes Ekonomike të Kosovës, ndër dukuritë më negative të këtij viti nuk është buxheti, reformat fiskale, por rënia e investitorëve të huaj. Kështu ka thënë kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu në një intervistë për lajmi.net.

Lajme

02/01/2017 16:44

Fillimisht, Kosova u pranua e me pas u përjashtua nga Korporata Sfidat e Mileniumit ku do të mund të përfitonte deri në 200 milionë dollarë nga këto fonde amerikane. Kjo, sipas Gërxhaliut duhet të jetë alarmante për institucionet e Kosovës. Kryetari i OEK-ut mendon se dukura më shpëtuese ekonomikë në vend për këtë vit është rënia e investimeve të huaja. Ai ka thënë se në një vende ku investitorët e huaj ikin duhet të ndizet alarmi institucional. Rënien e investimeve ia ka atribuuar krizës së thellë polikë e cila po mbizotëron viteve të fundit dhe mos efikasitetit të gjyqësorit.

Gërxhaliu në këtë intervistë për lajmi.net ka folur edhe për buxhetin e vitit 2017, të cilin e ka quajtur historikë. Klima e të bërit biznes mendon që akoma është e zymtë dhe për këtë ka rekomanduar që në të ardhmen për tu përmirësuar kjo, fillimisht duhet të ketë sundim të rendit dhe ligjit dhe krahas tyre duhet të avancohet dialogu publiko privatë, më pas dialogu ndërinstitucional në mes dikastereve qeveritarë.

Lajmi.net: Si e vlerësoni fillimisht pranimin e me pas përjashtimin e Kosovës nga Korporata Sfidat e Mileniumit ku Kosova do të mund të përfitonte deri në 200 milionë dollarë nga këto fonde amerikane. Kush është fajtori dhe si duhet vepruar?

Gërxhaliu: Si OEK, bëjmë analiza të shumta çdo tre muaj ose çdo fund vit. Çdo herë e kemi thënë se në Kosovë flitet për krizë ekonomike, Por gjeneza e krizës ekonomike është kriza juridike. Në një shtet ku nuk ka sundim të rendit dhe ligjit dhe forcim të legjislacionit, është utopike të mendohet se do të ketë zhvillim ekonomik dhe procese pozitive ekonomike. Është koha të mendohet që emëruesi i përbashkët i të gjitha problemeve në Kosovë është sundimi i rendit dhe ligjit. Kur ne do ti kemi të sinkronizuar do të kemi edhe investitorë të huaj, por do të kemi edhe partneritet strategjikë më SHBA-të. Në rastin konkret, sikurse me fondacionin në fjalë. E kamë thënë edhe në fillim se gjeja më e mirë që ka ndodhur në vitin 2016, mu partneriteti më këtë fondacion të mileniumit dhe kamë pritur se një fondacion i tillë do të gjenerojë efekte pozitive për ardhmërinë e Kosovës. Për fat të keq këto mundësi nuk janë shfrytëzuar, dhe kjo ka ndodhur përshake të mungesës së sundimit të ligjit. Në një shtet ku korrupsioni e ka një teren të tillë, dhe ku shteti nuk promovon vlerat për të përmirësuar imazhin e vetë, kjo që i ka ndodhur Kosovës është një grusht i rëndë, jo vetëm në aspektin ekonomikë, por edhe në aspektin e partneritetit strategjik.

Lajmi.net: Si i ka parë OEK investimet e huaja në këtë vit ?

Gërxhaliu: Në Kosovë shumë më tepër flitet për zhvillim ekonomikë se sa bëhet dhe shumë më tepër flitet për investitorë të huaj se sa sjellim në Kosovë. Nga këndvështrimi i Odes Ekonomik, ndër dukuritë më negative të këtij viti nuk është buxheti, nuk janë reformat fiskale, por është shqetësuese rënia e investitorëve të huaj. Në një vende ku investitorët e huaj ikin, sikurse nga Kosova, është diçka që duhet ti alarmojë institucionet vendore dhe është koha kur duhet të bëhet shumë më tepër për promovimin e mundësive investuese në Kosovë dhe në të njëjtën kohë të aktualizohet dhe fuqizohet diplomacia ekonomike. Për fat të keq më këtë trend që jemi duke u ballafaquar nuk kemi arsyeje për komoditet dhe nuk kemi arsyeje për lëvdata.

Lajmi.net: Qeveria e Kosovës thotë se buxheti për vitin e ardhshme do të jetë mbi 2 miliardë euro. A janë shifra realisht të arritshme këto?

Gërxhaliu: Si Ode Ekonomike e kemi mbështetur Qeverinë dhe Parlamentin për miratimin e këtij buxheti. Është buxhet që duhet parë nga disa dimensione, jo vetëm nga ai ekonomikë, por edhe nga dimensioni psikologjikë, sepse është një buxhet historike ngase për herë të parë i tejkalon shifrat prej 2 miliard eurove. Nëse bëhet një analizë kooperative me vendet e rajonit, lindë pyetja, si mundë të ketë Maqedonia më shumë probleme politike e ndëretnike më tepër se 3 miliardë euro buxhet, e Kosova të mos ketë 2 miliardë. Kamë dëgjuar debatet nga analistët dhe qeveritarët e  ndryshëm për këtë buxhet, shumë më tepër ka dominuar argumentimi ose tentativa për të argumentuar nga dimensioni politikë sesa nga dimensioni substancial. Nëse paratë janë të sigurta nga Doganat dhe ATK-ja, 1.7 miliard euro, besoj që 300 milion euro për hirtë të disiplinës financiare që e ka dëshmuar kjo Qeveri. Në vitin 2017 nuk do të jetë problem që të grumbullohen në forma të ndryshme, qoftë përmes partneritetit me Bankën Botërore, apo më FMN-në, por në të njëjtën kohë edhe me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim. Andaj, në këtë drejtim duhet shumë më tepër të kërkohet përgjegjësi për menaxhimin e këtyre parave sesa të bëhen kritika nga dimensioni politikë.  Megjithëkëtë, nevojitet më shumë sundim i rendit dhe ligjit dhe të kërkojmë që paratë e drejtuara për infrastrukturë të gjenerojnë efekte pozitive, lënda e parë të jetë e kyçur në këto projekte, fuqia punëtore të jetë kosovare dhe të mos ndodhë si në të kaluarën që kompanitë të cilat kanë marrë më së tepërmi projekte të financuara nga buxheti i Kosovës. Nuk e kanë pirë as ujin e Kosovës e lerë më ta kanë pasur fuqinë punëtore apo lëndën e parë nga Kosova.

Lajmi.net: A siguron zhvillim ekonomik ky buxhet?

Gërxhaliu: Do të ishte utopike nëse do të mendohej që ky buxhet do të jetë një shkop magjik për të zgjidhur problemet e grumbulluara. Nëse menaxhohet mirë, të ketë sundim të rëndit dhe ligjit me ekspertizë shkencore mund të krijohet një kontuinitet pozitiv. Por, të mendohet që ky buxhet do ti zgjidh problemet nga e kaluara është një luks që nuk e kanë.

Lajmi.net: Gjatë këtij mandate qeveria ka bërë disa ndryshime fiskale që është thënë se do të kenë efekt në jetën e qytetarëve. A kanë pasur vërtet efekte këto ndryshime?

Gërxhaliu: Tri vitet e fundit kanë qenë shumë specifikë sepse ka dominuar agjenda politike dhe vetë fakti që kemi pasur të gjitha ato probleme, në rend të parë pa qeveri, në rend të dytë me gazë lotsjellës, ka qenë e tepërt të pritën trendë me pozitive. Mirëpo, për kundër vështirësive sektori privat e ka imponuar agjendën e vetë  ekonomike edhe Qeveria ka qenë e detyruar të marr hapa pozitiv. Mirëpo, duhet të jemi koherent dhe të mos mendojmë se nëse sot zbatohet një politikë, ose fillon të zbatohet një reformë me automatizëm do të fillojë të gjenerojë efekte pozitive, duhet gjithmonë që ato reforma ta kenë të involvuar dimensionin kohorë dhe më pastaj të ketë indikatorë matës në aspektin kohorë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë dhe tek atëherë mund të flitet për efektet pozitive. Nuk mund të thuhet që nuk ka pasur efekte pozitive, mirëpo pritjet e bizneseve kanë qenë më të mëdha, prandaj duhet jepet kohës kohë për të dëshmuar efektet pozitive

Lajmi.net: Çka duhet të këtë prioritet Qeveria ne mënyrë që të përmirësohet ambienti biznesorë ?

Gërxhaliu: Në shekullin 21 nuk mund të flitet për pavarësi dhe lind pyetja, kush është sot i pavarur. Por, nëse dikush duhet të jetë i pavarur duhet të jetë gjyqësori. Deri sa kemi polarizim të gjyqësorit, do të jetë utopike të mendohet zhvillimi ekonomikë, do të jetë utopike të mendohet stabiliteti social, dhe do të jetë utopike të mendohet që në Kosovë të vinë investitorët e huaj. Në këtë drejtim, nëse duhet të jetë diçka prioritet në vitin 2017, atëherë  rekomandimet janë shumë të qarta, sundim të rendit dhe ligjit dhe krahas tyre duhet të avancohet në rëndë të parë dialogu publiko privatë, në rënd të dytë duhet të ketë dialog ndërinstitucional në mes dikastereve qeveritarë. Nuk është vetëm një ministri bartëse e zhvillimit ekonomikë, por një mori ministrish duhet ta japin kontributin për të përmirësuar kabinetin biznesorë. Rekomandimi tjetër është se duhet të ndërpritet shkëputja e komunikimit nga niveli qendrorë në nivelin lokalë. Tek atëherë mund të kemi një përmirësim të kabinetit dhe perspektivë ekonomike, ndryshe në këtë formë më tepër jemi duke promovuar investime në vendet e rajonit se sa ato të mbesin në Kosovë. /Lajmi.net/