Lajmi i vitit për Man Utd

Manchester United duket se i është gëzuar pa masë lajmit të fundit që ka marrë.

Sport

17/01/2019 10:40

David de Gea i ka bërë me dije Manchester United se është i gatshëm ta nënshkruajë kontratën e re.

Portieri spanjoll ka kohë që po lidhet me një largim nga ‘Old Trafford’, mirëpo ai ka vendosur të qëndrojë, transmeton lajmi.net.

Me kontratën e re, De Gea do të përfitojë plotë 400 mijë funte në javë, e që i bije se do të jetë lojtari i dytë më i paguar, pas Alexis Sanchezit.

Portieri spanjoll e mori këtë vendim, pas shkarkimit të Jose Mourinhos para pak javësh. /Lajmi.net/