Lajmi i rrejshëm për vdekjen e Sylvester Stallone pushton rrjetet sociale

Fytyrat publike janë shumë herë të atakaur nga thashethemet të cilat përhapen me "shpejtësinë e dritës".

ShowBiz

19/02/2018 14:12

Një lajm i rrejshëm për pak minuta ka pushtuar botën mbarë për pak minuta, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për thashethemet për vdekjen e aktorit të njohur Sylvester Stallone, gënjeshtër e cila po përsëritet pas 1 viti e gjysmë.

Në Twitter dhe rrjetet e tjera sociale janë shkruar qindra e mijëra telegrame ngushëllimi për “vdekjen” e 71 vjeçarit.

Thashethemi i përhapur për vdekjen e aktorit të njohur Hollywood-ian me mesazhet në rrjete sociale thoshte se ai vdiq si pasojë e kancerit në prostatë.

Megjithatë, Stallone është viktimë e gënjeshtrës ashtu sikurse edhe shumë emra të njohur. /Lajmi.net/