Lajmi i mirë për përdoruesit e kompjuterëve, si të merrni falas një nga antiviruset më të mirë

Kompania Kaspersky Lab, me rastin e të 20-vjetorit të themelimit, ka lançuar falas pakon e tij të antivirusit për të gjithë përdoruesit e kompjuterëve në botë.

Auto & Tek

05/10/2017 15:47

“Dëshirojmë të mbrojmë gjithë botën dhe për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të ndajnë 50 euro për antivirus, ua japim falas”,- ka bërë të ditur themeluesi i “Kaspersky Lab”, Jevgenij Kasperski.

“Kaspersky Free” është program funksional dhe dallon nga pakoja premium, e cila përmban module shtesë të sigurisë, sikurse janë mbikëqyrja familjare, VPN, siguria online e pagesave.

“Kaspersky Free” mbron dhe mbikëqyrë skedarët, e-mail, aplikacionet dhe përmbajtjen në ueb. Antivirusi mund të merret pa pagesë në faqen e “Kaspersky Lab”. /Lajmi.net/