Lajmi i fundit: Zyrtarisht fillojnë hetimet ndaj Ronaldos
Cristiano Ronaldo ka marr një lajm aspak të mirë.
Sport
Cristiano Ronaldo po akuzohet se e ka dhunuar një vajzë në vitin 2009 në Las Vegas.
Ylli portugez është deklaruar menjëherë me të dëgjuar për përfshirjen në atë skandal, duke thënë se nuk është e vërtetë.
“Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”, ka thënë Ronaldo në Instagram.
Por, portugezi nuk do të shpëtoj me kaq, pasi policia amerikane ka filluar hetimet, përcjell “lajmi.net”.
Sipas rrëfimit të vajzës që pretendon që u dhunua, Ronaldo i kishte ofruar 350 mijë dollarë, vetëm që të heshte për atë gjë.
Kështu, policia është duke i hetuar të gjitha pistat që qojnë në zbardhjen e rastit. /Lajmi.net/