Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se po angazhohet për ridefinim të kufijve (demakracion) me shqiptarët në Kosovë.

Lajme

09/08/2018 11:40

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për ridefinim të kufijve me shqiptarët. Kështu që ne ta kemi territorin për të cilën nuk dihet se kush si e trajton dhe çfarë i takon dikujt, kjo është gjithmonë potencial për trazira”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk mund të flas se për çfarë po bisedon me shqiptarët e Kosovës, sepse kjo do të zbulonte kartat e Serbisë në bisedime, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka sqaruar edhe se marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë një pako gjithëpërfshirëse e cila nuk është aq e lehtë dhe e thjeshtë sa disa e mendojnë. /Lajmi.net/