LAJMI I FUNDIT: Vidhet flamuri i Kosovës  që u planifikua të vendosej “Te Rrethi”

Flamuri i Kosovës që do të duhej të vendosej “Te Rrethi” në Prishtinë, është vjedhur.

Lajme

13/02/2018 21:18

Gazetarët e lajmi.net nga vendi ngjarjes raportojnë se derisa u largua flamuri kombëtar për tu zëvendësuar me atë shteëror, ky i fundit është vjedhur.

Tash flamuri është duke u kërkuar.

Ky veprim vjen pas tensioneve ku disa qytetarë tentuan ta ndalin vendosjen e flamurit të Kosovës.

Nuk dihet nëse vjedhja e flamurit ka të bëjë pikërisht me këtë çështje. /Lajmi.net/