Gianpiero Ventura dorëhiqet nga posti i trajnerit të Italisë – Lajmi.net
Gianpiero Ventura dorëhiqet nga posti i trajnerit të Italisë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 23:47, 13 November 2017
Giampiero Ventura nuk është më trajner i Kombëtares së Italisë.

69 vjeçari ka vendosur të jap dorëheqje pas dështimit për t’u kualifikuar për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Italia dështoi të siguroi një vend në botërorin e Rusisë, duke barazuar 0-0 me Suedinë në ndeshjen e kthimit të ‘Play Off’, teksa ndeshjen e parë në Stokohlm e ka humbur 1:0.

Menjëherë pas dështimit më të madh të futbollit italian viteve të fundit, Ventura ka dhënë dorëheqje.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet kryesore italiane.

Hera e fundit që Italia ka dështuar të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, ishte viti 1958, në Suedi./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: 'Kodrina', Gianpiero Ventura

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush