LAJMI I FUNDIT/ Trump: Kryeqyteti i Izraelit është Jerusalemi, do ta zhvendosim ambasadën atje

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka njoftuar para pak minutash në një konferencë për media se SHBA-të e njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Bota

06/12/2017 19:19

Ai ka thënë se i ka kërkuar Departamentit Amerikan të shtetit që sa më shpejt ta barttë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, transmeton lajmi.net.

Sipas Trumpit, ky vendim nuk është kundër askujt, por thjesht është vendim që është marrë dekada më parë nga Kongresi, por që nuk është zbatuar deri me sot.

“Jerusalemi është qytet i shënjtë për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët. Është vendi më i bukur në botë dhe më demokratik. Atje jetojnë të gjithë së bashku. Mirëpo, Izraeli si shtet sovran ka të drejt ta ketë kryeqytetin e tij ku të dojë”, ka thënë Trump.

Vendimi për njohjen e Jerusalemit kryeqytet i Izraelit do të prodhojë shumë tensione në mesin e vendeve arabe dhe të Turqisë. Pas paralajmërimit se Trump do të merr këtë vendim, i pari dhe më i zëshmi që ka reaguar ka qenë presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Ai ka thënë se një vendim i tillë do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet turko-amerikane. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Hapi i sotëm i Trumpit mund të ketë pasoja të papara globale dhe përleshje të përgjakshme