LAJMI I FUNDIT: Sanchez kompleton transferimin të Manchester United

Manchester United kanë kompletuar transferimin e Alexis Sanchez nga Arsenali.

Sport

20/01/2018 18:49

Reprezentuesi nga Kili pritet që nesër në mëngjes të zyrtarizohet të skuadra e Manchester Unitedit, njofton ‘DailyMail’, përcjell lajmi.net.

Në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe Henrik Mkhitaryan, që do t’i bashkohet Arsenalit.

Sanchez sipas ‘DailyMail’ sot pasdite do të përfundojë testet mjekësore për t’u zyrtarizuar nesër në mëngjes.

29 vjeçari do të nënshkruajë kontratë prej katër vite e gjysmë me Manchester Unitedin./Lajmi.net/