Oliver Ivanoviq lirohet nga arresti shtëpiak – Lajmi.net
Oliver Ivanoviq lirohet nga arresti shtëpiak
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 16:06, 21 April 2017
Oliver Ivanoviq
Oliver Ivanoviq
Të dyshuarit për krime kundër shqiptarëve, serbi Oliver Ivanoviq i është hequr masa e arrestit shtëpiat dhe ia deri në fund të procesit gjyqësor do të jetë në liri.

Sipas mediave serbe, Ivanoviq do të duhej që të mërkurën dhe të premten të paraqitet në stacionin policor të veriut të Mitrovicës, shkruan lajmi.net.

“Ky është vetëm hapi i parë deri tek zgjidhja përfundimtare, pasi që mendoj se ky është vendim logjik i gjykatës”, ka thënë Ivanoviq.

Ai ka thënë se deri me tash i ka përmbushur të gjitha kërkesat e gjykatës.

“Unë kam për qëllim ta heqë njollën nga emri im dhe një herë e përgjithmonë këtë gjë ta zgjidhim dhe ta sqarojmë. Absolutisht nuk ka asnjë lidhje me ato që me ngarkohem, por këtë duhet të dokumentojë, ta tregojë”, ka thënë ai.

Ivanoviqit para një muaji në Gjykatën Themelore në Mitrovicë i është rifilluar procesi gjyqësor.

Prokurori Romulo Mateush ka thënë se gjatë procesit të ri prokuroria do të sjellë tre dëshmitarë të rinj dhe do të paraqes prova të reja.

Gjykimi është rikthyer në fillim për shkak të vendimit të Gjykatës kosovare të Apelit që ta anulojë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ivanoviq ishte dënuar më 9 vjet burg për shkak të vrasjes së civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe në fillim të vitit 2000. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Oliver Ivanoviq

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master
  • Play Rock Wheels