Lajmi i fundit nga vizita e Al Khalifit në Brazil

.

Sport

13/03/2018 20:36

Detajet e vizitës së presidentit të PSG, Al-Khelaifi në Brazil, ku ai është planifikuar të kalojë dy ditë me Neymar dhe familjen e tij, i cili ka krijuar ndikim të madh nga lajmi i gazetës spanjolle “AS” në interes të Real Madridit për të nënshkruar me sulmuesin.

Brenda kësaj strategjie për të kënaqur yllin e tij, Al Khelaifi ka qenë sot në Institutin Neymar Jr., i cili nga llogaria e tij në Instagram ka dhënë detaje për çdo hap të ndërmarrë: vizita në objektet sportive, njohja e trajtimit mjekësor të ofruar, bisedime me fëmijët… etj.

Përveç kësaj, presidenti i PSG ka lënë një mesazh të dashur për yllin e tij duke thënë: “Shumë i lumtur që kam qenë këtu, faleminderit, Neymar, për punën e madhe që po bëni për fëmijët”.

Gjithashtu, llogaria e Institutit ka ngarkuar një foto përkujtimore të takimit: “Sot kemi nderin të marrim presidentin e PSG, Nasser Al Khelaifi”.