LAJMI I FUNDIT: Në Merdare mërgimtarët po presin mbi 8 orë për të dalë nga Kosova

Në kohën kur të gjithë mërgimtarët kanë nisur të kthehen në shtetet ku punojnë, janë shtuar sërish pritjet dhe kolonat.

Lajme

18/08/2018 22:59

Në kufirin e Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare, raporti i fundit i orës 22 e 12 minuta, tregon për pritje nga 480 deri në 500 minuta (8 orë e 20 minuta) në pikën kufitare në Merdare, raporton lajmi.net.

Kolona për të dalë nga Kosova dhe për të hyrë në Serbi aktualisht është mbi tri kilometra, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër, për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare duhet pritur një orë.

Kolona të jata ka edhe në pikën kufitare veriore me Serbinë, në atë të Jarinës, ku kolona është mbi 1 kilometër, mirëpo pritjet këtu janë më të shkurtra dhe nuk shkojnë më shumë se 45 minuta.

Tek Dheu i Bardhë pritjet janë rreth dy orë, në Mutivodë tri orë, etj.

Për pritjet e gjata ka pasur vazhdimisht ankesa nga mërgimtarët, ndërsa pala kosovare fajëson atë serbe për neglizhencë. /Lajmi.net/