LAJMI I FUNDIT: Lirohen pesë serbët e arrestuar sot

Para pak çastesh janë liruar pesë serbët e arrestuar në Gjilan.

Lajme

10/07/2018 14:26

Ata janë liruar pas intervistimit nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“Pas intervistimit dhe dëgjimit ata janë liruar dhe ndodhen në shtëpitë e tyre. Janë konfiskuar disa materiale të ndryshme armë dhe fishekë me ç’rast pas ekzaminimit do të shqyrtohet mundësia e hetimit të tyre për shkak të veprave në fjalë”, ka thënë Maloku.

Pesë të arrestuarit ishin të dyshuar për “veprimtari kundër sigurisë në Kosovë”. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Kërcënon Gjuriq: Lironi pesë serbët ose e ndërprejmë dialogun për një kohë të gjatë