Kuvendi miraton projektligjin për ministrinë e Mbrojtjes
Me shumicë votash, është miratuar në lexim të parë projektligji për ministrinë e Mbrojtjes.
Lajme
Projektligji në fjalë mori 101 vota pro.
Në fjalën e tij, ministri i FSK-së bëri të ditur se pas miratimit, parashihet transformimi i ministrisë së FSK-së, në ministri të Mbrojtjes.
Ai shtoi se projektligji në fjalë është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në rend të ditës janë edhe dy projektligje të tjera për FSK-në, të cilat parimisht përkrahen nga partitë shqiptare politike. /Lajmi.net/