LAJMI I FUNDIT: Isa Mustafa kthehet në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është kthyer në Kosovë pas disa muajve të kaluar në Gjermani, ku kishte shkuar për shërim në një spital pasi ishte diagnostifikuar me një sëmundje serioze.

Lajme

07/04/2018 23:07

Mësohet se kryetari i LDK-së ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës rreth orës 19:00 të së shtunës.

Kthimin e tij e ka konfirmuar nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.

“Po, Isa Mustafa është kthyer”, ka thënë shkurt Veliu për lajmi.net.