Gjykata Supreme vendos që Istogu të shkojë në rivotim

Gjykata Supreme ka vendosur që në Istog të ketë rivotim.

Lajme

01/12/2017 14:58

Nëprmjet një komunikate për media, Supremja ka bërë të ditur se ankesat e LDK-së dhe AAK-së janë refuzuar.

“Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Ndryshe, AAK kishte kërkuar që të mos ketë rivotim, kurse LDK-ja ishte ankuar që të anulohen votat me kusht dhe me postë, e Haki Rugova të jetë kryetar. /Lajmi.net/