LAJMI I FUNDIT: Florentino Perez takohet me Luka Modricin

Momenti i shumëpritur ka ardhur.

Sport

10/08/2018 16:24

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka pritur në zyrën e tij mesfushorin  Luka Modric.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i ‘Sportmediasset’, Marco Barzaghi përcjell lajmi.net.

Në këtë takim, pritet të vendoset edhe e ardhmja e mesfushorit kroat, Luka Modric, që po kërkohet nga Interi.

Në anën tjetër, Real Madrid vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e tij.

Mediet në Spanjë pritet që shumë shpejtë të dalin me njoftime rreth asaj që është diskutuar në këtë takim, dhe vendimit që është marrë./Lajmi.net/