BURGIM I PËRJETSHËM PËR RATKO MLLADIQIN, DËNOHET PËR GJENOCID

Krimineli serb i luftës së Bosnjës, Ratko Mlladiq sapo është dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm.

Lajme

22/11/2017 12:05

Ratko Mlladiq është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë.

“Krimet që janë kryer janë më të rëndat që i njeh njerëzimi, aty përfshihet edhe gjenocidi dhe pushkatimi”, ka thënë gjykatësi Ori.

Mlladiq është shpallur fajtor në 11 pika të aktakuzës.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij. /Lajmi.net/