LAJMI I FUNDIT: 8 të vrarë në Vlorë – Lajmi.net
LAJMI I FUNDIT: 8 të vrarë në Vlorë
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 18:57, 10 August 2018
Lajmi i fundit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në një fshat të Vlorës, ku dyshohet të jenë vrarë disa persona si pasojë e të shtënave me armë.
Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë ende të pakonfirmuara.

Nga raportimet paraprake, dyshohet për 8 persona të vrarë, nga një 24-vjeçar që thuhet të ketë pasur probleme mendore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit.

Një makinë e blinduar e efektivëve të policisë është nisur drejt vendngjarjes.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE:

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO