Lajmi i ditës: PSG e blindon Neymarin

PSG është duke e bërë një lojë që t’i ikë dënimit për shkelje të rregullit financiar.

Sport

11/12/2018 11:15

PSG duket se e ka menduar gjër e gjatë këtë ide, e që aty është i përfshirë edhe Neymar.

Klubi francez dëshiron që ylli brazilian të bëhetë ambasador i Bankës Kombëtare në Katar (QNB), që është në pronësi të Naser Al-Khelaifi, përcjell “lajmi.net”.

Marrëveshja e arritur ndërmjet institucionit financiar dhe ish-lojtarit të Barçës do të thotë që të drejtat e marketingut të lojtarit si ambasador i markës do të bien në QNB .

UEFA ka filluar hetimet te PSG-ja, ndërsa këta të fundit pritet që të dalin të pafajshëm sipas raportimit që bënë L’Equipe.

Edhe pse, çfarëdo që të ndodhë, Al-Khelaïfi nuk duket se ka plane për ta lejuar largimin e Mbappes, shumë më pak të Neymarit. /Lajmi.net/