Lajmi i ditës: Milan kërkon Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova mund të bëjë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në Serie A te skuadra e Milanit.

Sport

15/01/2019 16:26

Një nga skuadrat më të suksesshme në Itali dhe në Evropë, Milan, po synon transferimin e talentit nga Kosova, Edon Zhegrova.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Sportmediaset’, që raporton se tashmë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ka marrë indikacione të shkëlqyera nga skautet për Edon Zhegrovën.

Duket që Milan ka një kohë të gjatë që ka përcjellë nga afër 21 vjeçarin, dhe paraqitjet e mira te Kosova në Ligën e Kombeve, kanë ndikuar në bindjen e ‘Rossonerëve’.

Në ditët në vazhdim, Milan pritet të nis hapat e parë për transferimin e Zhegrovës, të cilit mediet në Itali i referohen si ‘Messi i Kosovës”./Lajmi.net/