Lajmi i fundit: Caktohet data e seancës për Demarkacionin

Seanca e Kuvendit, kur pritet të votohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, do të mbahet më 1 shtator në orën dhjetë.

Lajme

10/08/2016 14:12

Kështu bëjnë të ditur burime të lajmi.net brenda kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse është paraparë që kjo seancë të mbahet gjatë kësaj jave, Kryesia ka marr vendim që ajo të shtyhet deri në fillim të muajit të ardhshëm, për të gjetur ndonjë konsensus mes palëve, pozitës dhe opozitës./lajmi.net