Arrin letra nga Mogherini, nesër pritet vazhdimi i mandatit të EULEX-it

Pas arritjes së letrës kthyese nga BE-ja për presidentin Hashim Thaçi, qeveria pritet të mblidhet nesër për ta përcjellë atë në Kuvend, ku edhe pritet ratifikimi që EULEX-it t’i zgjatet mandatit deri në qershor të vitit 2018.

Lajme

15/06/2016 20:43

Burime të Lajmi.net thonë se në orët e pasdites, në presidencë ka arritur letra e zonjës Federica Mogherini, shefes për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Pas arritjes së letrës kthyese nga BE-ja për presidentin Hashim Thaçi, qeveria pritet të mblidhet nesër për ta përcjellë atë në Kuvend, ku edhe pritet ratifikimi që EULEX-it t’i zgjatet mandatit deri në qershor të vitit 2018.

Për ratifikimin e marrëveshjes duhen dy të tretat e deputetëve. /Lajmi.net/