Rajoni – Page 474 – Lajmi.net

Aktuale

SNS fiton zgjedhjet në Serbi me 48.8% të votave

Partia Progresiste Serbe (SNS) e Aleksandar Vucic raportohet të ketë fituar 48.8% të votave, duke konsoliduar edhe më shumë pushtetin në këtë parti. Rezultatet tjera: SPS (14%), DS (5.9%), dhe NDS (5.7%). Dalja në zgjedhje ishte 53.2%....

16 March, 2014Lexo më shumë

Ushtria e Kosovës ka nisur më heret

Dusan Janjic thotë se procesi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka filluar që nga shuarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kërkon nga pala serbe që këtë çështje ta diskutojë në NATO, ose në Këshillin e Sigurimit të OKB’së. ...

15 March, 2014Lexo më shumë

Serbia nesër voton

Të dielën Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Fushata zgjati 45 ditë. Fituese pritet të jetë partia e zv/kryeministrit Aleksander Vuçiç. ...

15 March, 2014Lexo më shumë

Venezuela e quan ‘vrasës’ John Kerry’n

Ministri i Jashtëm venezuelian, Elias Jaua, ka akuzuar sekretarin amerikan John Kerry, si nxitës të dhunës dhe e quajti atë “një vrasës”. Jaua reagoi pas komenteve të Kerry't, i cili akuzoi Venezuelën se po ndërmerr “një fushatë terrori ndaj popullit të saj” ....

15 March, 2014Lexo më shumë

Basketbollisti Edi Rama në Ditën e Verës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, feston Ditën e Verës me një ndeshje basketi. ...

14 March, 2014Lexo më shumë

Vulin bën homazhe te varri i Milosevicit

I ngarkuari i Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, bëri sot homazhe te varri i Slobodan Miloshevic, në tetë vjetorin e vdekjes së tij. MIloshevic vdiq teksa gjykohej për masakrat, gjenocidin dhe krimet e shumta të kryera në Kosovë e vende tjera....

11 March, 2014Lexo më shumë

Sekuestrohet rreth 1 ton drogë në Shqipëri

Droga u gjet brenda një furgoni mallrash, që dyshohet të ketë mbërritur nga Lazarati në këtë pjesë të bregdetit shqiptar, për t’u trafikuar më pas drejt Italisë. ...

9 March, 2014Lexo më shumë

S’fituam asgjë nga marrëveshjet me Kosovën

Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica, shprehet kundër Marrëveshjes së Brukselit duke thënë se pasi Bashkim i Evropian e ka njohur pavarësinë e Kosovës, serbët e Kosovës nuk kanë asnjë dobi nga kjo marrëveshje....

9 March, 2014Lexo më shumë

Një nënë shqiptare dyshohet se vrau tre fëmijët e saj

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Tre fëmijë, të moshave 4, 11 dhe 14 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Lecco të Italisë.Nuk dihet ende se kush është autori i kësaj ngjarjeje të tmerrshme....

9 March, 2014Lexo më shumë

Dialogu Kosovë-Serbi, pas zgjedhjeve

Ivica Dacic thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë pas zgjedhjeve. Ai kërkon nga EULEX që t’i mundësohet një zyrtari serb të vizitojë Oliver Ivanovic’in në paraburgim. Sipas tij, arrestimi i Ivanovic’it mund ta destabilizojë situatën....

8 March, 2014Lexo më shumë

Dacic: Krimea shembull për gabimet e bëra me Kosovën

Ivica Dacic thotë se çështja e Krimes tregon se si disa shtete kanë gabuar kur e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës. Ai i vlerëson Rusinë dhe Ukrainën si shtete mike dhe pretë zgjidhje të krizës. Thotë që Serbia është e vogël për t’u pyetur për këtë çështje....

8 March, 2014Lexo më shumë

Fule: Nuk jam mik i Sali Berishës, jam mik i Shqipërisë

Pak ditë më parë, Sali Berisha e quajti Stefan Fulen “proserb” dhe “diplomat të shkollave ruse”. Sot Fule erdhi në Tiranë dhe iu përgjigj shkurt këtyre akuzave. I quajti ato të pabaza dhe tha se ai nuk është mik i Berishës, por është mik i Shqipërisë....

6 March, 2014Lexo më shumë

Shqiptarët në Krime janë mirë

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë konfirmon se nuk ka pasur raportime për incidente në komunitetin shqiptar në Krime....

5 March, 2014Lexo më shumë

Sali Berisha: Stefan Fule është serbofil

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një shkrim të gjatë për procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ka shpërthyer në kritika ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe sidomos ndaj Komisionerit të BE’së për Zgjerim Stefan Fule. ...

1 March, 2014Lexo më shumë

Pandeli Majko: Po kthehet rendi i pasigurisë ndërkombëtare

Deputeti shqiptar Pandeli Majko ka shprehur keqardhje që Rusia po ecën mbi precedentët evropiane të nazizmit gjerman të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Për më keq, sipas Pandeli Majkos, ky hap e kthen rendin e pasigurisë ndërkombëtare....

1 March, 2014Lexo më shumë

Vucic serbëve: Askush nuk guxon t’ju kërcënojë

Aleksandar Vucic thotë se Serbia do të përkujdeset gjithmonë për serbët e Kosovës. Ai kritikon gjyqësorin e EULEX’it dhe të Kosovës për arrestimin e serbëve për krime lufte. Në Leposavic, ai ka thënë se e di që serbët në Kosovë janë të brengosur....

27 February, 2014Lexo më shumë

Ish-avokati i Milosevic’it viziton familjen e Ivanovic’it

Toma Fila do të vizitojë së shpejti familjen e të akuzuarit për krime lufte, Oliver Ivanovic. Ai thotë se do t’i ofrojë mbështetje morale dhe juridike për Ivanovic dhe të paraburgosurit tjerë serbë. ...

27 February, 2014Lexo më shumë

Instituti Kanadez: Rezerva gjigante nafte në Shqipëri

Rezervat e naftës në zonën e Shpiragut mund të arrijnë nga 500 deri në 800 milionë fuçi. 'Oil and Gas Investments', një institut kërkimor kanadez në fushën e energjisë thotë se ky mund të jetë një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës në rajon....

26 February, 2014Lexo më shumë

Paradoks serb, Shesheli shfaqet si Mandela

Partia Radikale Serbe, në fushatën e saj zgjedhore po garon me sloganin “Dr.Vojislav Sheshel, luftëtar kundër robërisë së Serbisë dhe serbëve”. Zyrtarët e kësaj partie thotë se Sheshel është njësoj sikurse Mandela....

25 February, 2014Lexo më shumë

Qipro s’e ka ndërmend ta njohë Kosovën

Ministri i Jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides, ka thënë se shteti i tij nuk e ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, Qipro nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim. Për Serbinë, beson se do të mund të bëhet anëtare e BE'së në vitin 2020....

24 February, 2014Lexo më shumë

Zgjedhjet serbe në Kosovë me ndihmën e OSBE’së

Marko Djuric, Këshilltar i Presidentit të Serbisë, thotë se zgjedhjet Parlamentare Serbe do të mbahen edhe në Kosovë. Sipas tij, më 16 mars serbët e Kosovës do të votojnë në lehtësim të OSBE’së. Ai flet për mekanizma të vendosura në vitin 2012 për to....

24 February, 2014Lexo më shumë

Shqiptarët që luftojnë në Siri i pret burgu edhe në Shqipëri

Shqipëria pritet t’i penalizojë shtetasit e vet që luftojnë jashtë shtetit. Për këtë, do të ndryshojë edhe Kodi Penal. Një grup i deputetëve pritet që këtë Projektligj ta dërgojnë për votim në Kuvendin e Shqipërisë. ...

23 February, 2014Lexo më shumë

Pranga policit, u kap me 1 ton drogë Lazarati

Të paktën 1 ton hashash është sekuestruar mbrëmjen e së shtunës nga policia në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. ...

23 February, 2014Lexo më shumë

Kërkohet fundi i Edi Ramës, në përvjetorin e rrëzimit të Enver Hoxhës

Lulzim Basha dhe Sali Berisha mblodhën sot simpatizuesit në sheshin kryesor të Tiranës për të protestuar kundër Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky i fundit rreshtoi 50 police femra para selisë së kryeministrisë....

20 February, 2014Lexo më shumë

Sot protesta e opozitës në Tiranë, Berisha heq dorë nga fjalimi

Me ane te nje njoftimi ne faqen e saj te internetit Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, i ben thirrje te gjithe qytetareve te saj te tregohen te kujdesshem gjate protestet qe pritet te zhvillohet diten e sotme nga Partia Demokratike....

20 February, 2014Lexo më shumë

Brukseli porosit liderët e Bosnjës t’i dëgjojnë protestuesit

Protestat kundër papunësisë, ryshfetit dhe inercionit politik shkatërruan 4 nga 10 ndërtesat e qeverive rajonale në Federatën autonome të Bosnjës, e dominuar nga muslimanët dhe kroatët. Stefan Fule u bën apel liderëve t’i dëgjojnë zërat e protestuesve....

18 February, 2014Lexo më shumë

Protesta edhe në Podgoricë

Dhjetëra protestues në Podgoricë kërkojnë ndryshimin e Qeverisë aktuale të Malit të Zi. Ata kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit, Qeverisë dhe të disa Ministrive....

15 February, 2014Lexo më shumë

Helmohen 44 nxënës shqiptarë në Gostivar

Si pasojë e një gazi helmues në shkollën e mesme ekonomike në Komunën e Gostivarit, janë helmuar 44 persona në mesin e tyre profesorë, nxënës e pjesëtarë të sigurimit të shkollës. Ndërsa 14 prej tyre janë dërguar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup....

15 February, 2014Lexo më shumë

Frikë se Vojvodinën do ta përcjellë fati i Kosovës

Eksperti i njohur për politikat ndërkombëtare, Tibor Varadi, thotë se Serbia po shkelë të drejtat pakicave kombëtare në Vojvodinë. Sipas tij, ndryshimi në Statutin e Vojvodinës, po tregon se serbët po frikohen se do ta humbin atë sikurse Kosovën. ...

14 February, 2014Lexo më shumë

Qeveria serbe garanton për Ivanovicin, Delibashicin, Veselinovic

Qeveria e Serbisë ka ofruar garanca që Oliver Ivanovic, Dragolub Delibashic, Llaza Llazic dhe Zharko Veselinovic, të cilët janë në burg, do të jenë në dispozicion të EULEX-it gjatë kohës sa do të zgjat procesi gjyqësor kundër tyre. ...

10 February, 2014Lexo më shumë

Pasojnë dorëheqjet në Bosnje e Hercegovinë

Pas protestave të dhunshme në disa qytete të Bosnjës, kanë pasur edhe dorëheqjet e disa zyrtarëve të kantoneve. Protesta ka vazhduar sot në Bihac. Nga protestat e djeshme janë lënduar 348 persona: 187 policë dhe 161 protestues....

8 February, 2014Lexo më shumë

Rënie dramatike e numrit të nxënësve në Republika Srpska

Regjistrohet mbyllje masive e shkollave në rajonin e Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Kjo, sipas demografëve, po bëhet si pasojë e rënies së natalitetit dhe emigracionit. ...

8 February, 2014Lexo më shumë

6 të vdekur në një aksident trafiku në Kukës

Gjashtë persona kanë vdekur, në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur rreth orës 6.30 të mëngjesit të ditës së shtunë, në qytetin e Kukësit. Njëra nga viktimat raportohet se ka qenë në muajin e katërt të shtatzanisë....

8 February, 2014Lexo më shumë

Demonstrata anti-qeveritare në Sarajevë

Hallakamë në Kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, Sarajevë. Demonstruesit ia kanë vënë flakën ndërtesës së Qeverisë dhe Presidencës së vendit. Presidenti Zivko Budimir ka bërë thirrje për ndërprerjen e këtyre demonstratave dhe përdorimit të dhunës. ...

7 February, 2014Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Vaçe Zela

Artistja e Madhe Shqiptare ka vdekur në moshën 74 vjeçare. Me amanetin e saj, do të prehet në Shqipëri. Është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa ishte gjallë me titullin “Nderi i Kombit”....

6 February, 2014Lexo më shumë

Gjakmarrja e ngujimi, flenë ende në Shqipëri

Shqipëria ka ende me dhjetëra familje të cilët qëndrojë të ngujuara brenda shtëpive të tyre për shkak të mosrrezikimit të jetës nga gjakmarrja. Strukturat shtetërore në 20 vjetët e fundit, kanë provuar të ndërmarrin diçka por, gjithnjë kanë mbetur pa rezultat....

4 February, 2014Lexo më shumë

Kërkojnë pjesëmarrje në Qeveri

Deputeti Riza Halimi shpreson se pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, shqiptarët do të kenë përfaqësuesit e tyre në organet qeverisëse. Kritikon qeverisjen aktuale se nuk po bën asgjë për përmirësimin e kushteve për shqiptarët e Luginës së Preshevës....

3 February, 2014Lexo më shumë

Djaloshi pre e fushatës së Aleksandar Vucic

Mediat serbe kanë satirizuar me veprimin e Aleksandar Vucic i cili kishte shpëtuar një fëmijë nga stuhia e borës. Ky veprim nga disa media dhe në rrjete sociale u quajt si kredit i Vucic për zgjedhjet e 16 marsit në Serbi. ...

2 February, 2014Lexo më shumë

Malazezët i çojnë në ferr Titon, Marksin dhe Engelsin

Kisha e Ringjalljes, e sapondërtuar në Kryeqytetin Podgoricë, tashmë ka marrë shumë kritika për dizajnin e saj. Kritikët thonë se kisha nuk duhet të interferojë në politikë. Kjo është çudia që vjen nga afreskat e një kishe në Mal të Zi....

1 February, 2014Lexo më shumë

Bora n’kojshi, bllokohet Vojvodina

Njësite të Ushtrisë së Serbisë janë angazhuar për të zhbllokuar rrugë dhe vendbanime të bllokuara nga bora në Vojvodinë. Shumë banorë të disa vendbanimeve janë bllokuar si pasojë e pengesave të borës. ...

1 February, 2014Lexo më shumë

Nikolic shpërbën Parlamentin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, nënshkroi sot shpërbërjen e Parlamentit dhe caktoi zgjedhjet e jashtëzakonshme më 16 mars. Ai tha se Qeveria do të vërtetojë legjimitetin e saj. Sipas tij, shtetin serb e presin reforma të dhimbshme dhe të vështira. ...

29 January, 2014Lexo më shumë

Mladic nuk dëshmon për Karadzic

Ratko Mladic ka refuzuar që të dëshmojë në mbrojtje të Radovan Karadzic. Për dy arsye: e para se kjo gjë do të mund të ndikonte keq në gjykimin e tij. E dyta: Mladic mendon se Tribunali i Hagës nuk është gjykatë e drejtësisë por është institucion satanik....

28 January, 2014Lexo më shumë

Bashkimi me Kosovën mbetet synim i Luginës

Ish-Drejtori Politik i UÇPMB’së, Jonuz Musliu, e përshkruan me dhimbje dhe krenari ditën kur para 14 vjetësh, kjo ushtri doli publikisht në Dobrosin të Bujanocit. Ai tregon se në zemrat e çdo ushtari të Luginës mbetet synimi për bashkimi me Kosovën. ...

27 January, 2014Lexo më shumë
 

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool