Politikë – Page 548 – Lajmi.net

Aktuale

Serbët e Kosovës do të votojnë në zgjedhjet e Serbisë

Ministri përgjegjës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se serbët e Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Serbisë....

27 January, 2014Lexo më shumë

Pasdite takohen Thaçi e Dacic

Në takimin e sotëm tema kryesore do të jetë ajo për Gjykatat në Veri . Në këtë takim do tëtë diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, siç janë Marrëveshja e 19 prillit, marrëveshja për telekomunikacionin, energjinë etj....

27 January, 2014Lexo më shumë

Jahjaga në inaugurimin e Presidentit të Hondurasit

Presidentja Jahjaga po qëndron në Honduras me ftesë të Presidentit Juan Orlando Hernández Alvarado, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit presidencial, ku do të marrin pjesë edhe një numër i presidentëve dhe përfaqësuesve të shteteve të ndryshme....

27 January, 2014Lexo më shumë

Kryeziu: Në LDK ka njerëz të shitur

Eqrem Kryeziu i ka dalë në krah Shefit të tij, Isa Mustafa, pavarësisht humbjes që ai pësoi në garën për Prishtinën. Kryeziu i ka vlerësuar irracionale kërkesat për dorëheqjen e Mustafës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë parti....

27 January, 2014Lexo më shumë

Serbia shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Mosmarrëveshjet e fundit mes Presidentit Tomislav Nikolic dhe Kryeministrit Ivica Dacic do ta çojnë Serbinë në zgjedhje të reja, që pritet të mbahen me 16 mars. Partia më e madhe në Serbi, PPS, vendosi dje për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme. ...

27 January, 2014Lexo më shumë

Malazezët e kroatët do të përfshihen në Kushtetutë

Kryeministri Hashim Thaçi garanton se pakica malazeze do të jetë komunitet pas ndryshimeve kushtetuese. Ai thotë se me ndryshimet kushtetuese, komuniteti malazez dhe ai kroat do t’i kenë të drejtat demokratike dhe nacionale konfrom standardeve europiane. ...

26 January, 2014Lexo më shumë

Dy zyrtarë serbë vizitojnë Prizrenin

Nesër pritet të realizohet vizita e dy zyrtarëve qeveritarë serbë në Prizren. Ministri Vanja Udovicic dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën do të marrin pjesë në liturgjinë e Kishës Ortodokse....

26 January, 2014Lexo më shumë

Takime për sigurime kufitare

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, në takim me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë, diskuton lidhur me sigurimet kufitare të automjeteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Kërkohet marrëveshje që mbështetet në parimet e reciprocitetit....

26 January, 2014Lexo më shumë

Në Bruksel për Gjykatat në Veri

Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic takohen nesër në Bruksel, në kuadër të takimeve të ndërmjetësuara nga Baronesha Ashton për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Temë qendrore e takimit do të jenë Gjykatat në Veri....

26 January, 2014Lexo më shumë

PD nuk shprehet kundër shkuarjes në Siri

PD s’sheh asgjë të keqe nga shkuarja në Siri. Thotë se këto janë ‘vërtetim i përsëritur i dëshmive historike për pasurinë e kombit që në gjirin e tij ka pasur personalitete që kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre për humanitetin e drejtësinë universale\"....

26 January, 2014Lexo më shumë

Vulin nuk lejohet të shkojë në Shtërpcë

Aleksandar Vulin s'është lejuar të vizitojë Shtërpcën, për të marrë pjesë në hapjen teleferikut në Brezovicë. Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndikojë te organet vendore që të hiqen këto ndalesa për zyrtarët serbë....

26 January, 2014Lexo më shumë

Hetime për rekrutimet në Siri

Kanë nisur hetime për formën e rekrutimit të të rinjve kosovar në luftën në Siri. Prokuroria Speciale e Kosovës nuk jep emra të personave që janë të përfshirë në dërgimin e këtyre të rinjve. ...

26 January, 2014Lexo më shumë

LDK: Dështimet e Qeverisë Thaçi

LDK thotë se projektet madhore të Qeverisë janë dështim total. Kjo parti akuzon Qeverinë se ka pasur tendenca për të bërë privatizime joligjore të aseteve publike. Sipas LDK’së, Distribucioni u fal, Autostrada u inaugurua pjesërisht etj....

26 January, 2014Lexo më shumë

Vetëvendosje nuk i beson Thaçit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se thirrja e Kryeministrit Thaçi për t’iu kthyer reformës është “hedhje hi syve qytetarëve”. Vetëvendosje insiston për ta rrëzuar Qeverinë dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme....

26 January, 2014Lexo më shumë

Eqrem Kryeziu e pyet Buxhovin: Pse ike nga LDK?

Eqrem Kryeziu e ka pyetur pak si me ironi shkrimtarin Jusuf Buxhovi për arsyen e largimit të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryeziu ka thënë se i vjen keq që Buxhovi ka ikur nga LDK, megjithëse thotë ta ketë harruar shkakun pse. ...

26 January, 2014Lexo më shumë

Raporti i “Freedom House” i drejtë

Edhe Behxhet Shala, sikur “Freedom House”, thotë Kosova është vend pjesërisht i lirë. Fajtor, sipas tij, janë si vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët. Nuk pret që ky raport të japë rezultate më të mira as në vitin e ardhshëm....

26 January, 2014Lexo më shumë

Ivanovic i pasigurt për kandidim

Oliver Ivanovic nuk është i sigurt nëse do të rikandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicës të Veriut. Ai përjashton mundësinë që ndryshimet politike në Veri të përcillen edhe me dhunë. Pret që numri i votuesve të jetë më i vogël....

25 January, 2014Lexo më shumë

Ende s’ka asgjë të re për parti

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi deklaron për lajmi.net se ende nuk ka asgjë të re sa i përket themelimit të partisë së re, të cilën e kishte paralajmëruar. Sipas tij, ka ende kohë. Ai nuk e di nëse zgjedhjet nacionale do të mbahen në qershor....

25 January, 2014Lexo më shumë

Zgjedhje që nuk pengojnë dialogun

Ivica Dacic pret që mbajtja eventuale e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi të mos ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi. ...

25 January, 2014Lexo më shumë

Imazh i keq për Kosovën

Nëse mandati për ulëset e rezervuara për komunitetet pakicë nuk realizohet, Ministri Nenad Rasi thotë se kjo do të bartte pasoja në integrimin e serbëve të Veriut dhe do të krijonte një imazh të keq të Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare. ...

25 January, 2014Lexo më shumë

Ta kryejmë reformën zgjedhore gjatë shkurtit

Kryeministri Hashim Thaçi pranon se ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë përderisa nuk ka konsensus ndërpartiak. Prandaj fton partitë të merren vesh për reformë zgjedhore, brenda pjesës së parë të shkurtit. Thotë se PDK është e gatshme për këtë....

25 January, 2014Lexo më shumë

Opozita bashkohet në Kuvend, jo në restaurante

Deputeti nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se ka munguar një unifikim i opozitës për ta rrëzuar qeverinë aktuale. Sipas tij, sikur të ishin të gjitha partitë si Vetëvendosje, Hashim Thaçi “moti do ta kishte harruar ndjenjën e të qenit Kryeministër”....

25 January, 2014Lexo më shumë

Dorëheqja e Rektorit nuk vihet më në pyetje

Profesori i UP’së, Arben Hajrullahu, mendon se Rektori Ibrahim Gashi duhet të japë dorëheqje. Ai thotë se studentët kanë të drejtën e tyre të protestojnë, por “probleme të tilla duhet të zgjidhen nëpërmjet organeve kompetente”....

25 January, 2014Lexo më shumë

Nëse mungoj unë, shqiptari bëhet Kryetar

Krstimir Pantic thotë se moskandidimi i tij, hap mundësinë që një kandidat shqiptar të zgjidhet në postin e Kryetarit të Mitrovicës së Veriut. Ai pohon se duke e parë situatën aktuale, nuk beson se do të ri-kandidojë....

24 January, 2014Lexo më shumë

Propozim Europian për Nobel

Hashim Thaçi, Ivica Dacic dhe Catherine Ashton propozohen për Çmimin Nobel për Paqe edhe nga një Grup Eurdeputetësh. Propozimi është bërë nga Grupi i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve, i drejtuar nga Hannes Swoboda....

24 January, 2014Lexo më shumë

UP është politizuar skajshëm

AAK ka reaguar ndaj aferave të ditëve të fundit në Universitet dhe ka kërkuar ndaljen e “trendit të degradimit” të universitetit më të madh në vend. Sipas AAK, UP është politizuar skajshëm për nevojat e partisë në pushtet....

24 January, 2014Lexo më shumë

Sllovakia nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Sllovakia vazhdon të mbajë qëndrimin e saj refuzues ndaj njohjes së Kosovës, thotë kryeministri i këtij shteti, Robert Fico. Ai gjatë qëndrimit në Beograd, ka garantuar mbështetje për Serbinë në procesin e negociatave me BE’në. ...

24 January, 2014Lexo më shumë

Nuk flitet për anëtarësim të Kosovës në OKB

Aleksandar Vulin thotë se Serbia nuk do të diskutojë asnjëherë për anëtarësimin e Kosovës në OKB. BE, sipas tij, nuk do t’i kërkojë Serbisë që ta njohë Kosovën....

24 January, 2014Lexo më shumë

Kosova vend “pjesërisht i lirë”

Raporti vjetor i Freedom House e rangon Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjën, në kategorinë e vendeve “pjesërisht të lira”. Ndërkaq, Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, janë cilësuar si “vende të lira”....

24 January, 2014Lexo më shumë

LDK e çon UP’në në Kuvend

LDK kërkon debat parlamentar rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës. Kërkesa tashmë ka shkuar në Kryesi të Kuvendit. Sipas LDK’së, cilësia në UP është dëmtuar nga “ndërhyrjet politike dhe të kundërligjshme”....

24 January, 2014Lexo më shumë

Kosova dërgon 5 atashetë e parë policorë

Policia e Kosovës ka zgjedhur 5 atashetë e parë të cilët do të dërgohen në misionet diplomatike jashtë vendit. Ministrat Rexhepi dhe Hoxhaj e quajtën këtë ditë të madhe, ndërkaq, Drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni tha se ky është një hap i rëndësishëm....

24 January, 2014Lexo më shumë

Dialog për energjinë në Bruksel

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri e shoqëruar nga drejtori i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, udhëton sot në Bruksel për takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Europian për çështjet e energjisë....

24 January, 2014Lexo më shumë

Ende asnjë kandidat për Kryetar të Mitrovicës së Veriut

Afati për dorëzimin e kandidaturave skadon të mërkurën, më 29 janar. Për t’u konsideruar e vlefshme, një kandidaturë duhet të mbështetet nga nënshkrimet e 100 personave banorë të komunës....

24 January, 2014Lexo më shumë

Qytetarët e dinë se kush merr detyra nga PDK’ja

Ismet Beqiri i LDK’së i përgjigjet homologut të vet nga AAK’ja, Burim Ramadanit, se partia e tij po merr detyra nga PDK’ja, duke thënë se Kosova është vend i vogël ku gjithë qytetarët e dinë kush i shërben partisë në pushtet....

24 January, 2014Lexo më shumë

MPJ demanton njohjen nga Myanmar

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thotë se nuk është e vërtetë që Myanmar e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka paralajmëruar se gjatë ditës do të dalë me një komunikatë për ta qartësuar situatën e krijuar....

24 January, 2014Lexo më shumë

AKR nuk do zgjedhje pa reformë zgjedhore

Alenaca për Kosovën e Re nuk do zgjedhje në qershor. Sidomos jo pa e përfunduar reformën zgjedhore. Kryetarja e Grupit Parlamentar e AKR’së, Myzejene Selmani, thotë se as bashkësia ndërkombëtare s'pajtohet të shkohet në zgjedhje pa reformë....

24 January, 2014Lexo më shumë

AAK është gati kurdo për zgjedhje

Nënkryetari i AAK'së, Ahmet Isufi, thotë se si subjekt kanë kërkuar që një herë të bëhet reforma zgjedhore, e pastaj të ndërmerren veprimet e duhura ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve. Por, nëse vendoset që të ketë zgjedhje në qershor, thotë se AAK është gati....

24 January, 2014Lexo më shumë

Së pari rrëzimi i Qeverisë, pastaj zgjedhjet

Vetëvendosje konsideron se qershori, ashtu si edhe shtatori, janë muaj të përshtatshëm për zgjedhje. Por, puna e parë, sipas saj, është rrëzimi i Qeverisë Thaçi 2. Dardan Molliqaj thotë se LDK e AAK po ia mundësojnë vazhdimin e qeverisjes Hashim Thaçit....

24 January, 2014Lexo më shumë

Thirrje Lexhendare për Studentë

Visar Arifaj i Partisë së Fortë ironizon thellë me gjendjen e krijuar në UP. Porosit studentët të mos protestojnë të premten, por t'i shfrytëzojnë mundësitë e krijuara për të doktoruar pa shumë mund....

23 January, 2014Lexo më shumë

Lista Serbe nuk garon me Pantic’in

Vladeta Kostic nga Lista Serbe pohon se Pantic s’do të jetë Kandidat për Mitrovicën e Veriut, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të përsëriten në këtë Komunë....

23 January, 2014Lexo më shumë

Vlora e shokuar nga deklarata e Lunacek

Ministres së Integrimeve, Vlora Çitaku, nuk i kanë pëlqyer fare deklaratat e Eurodeputetës Ulrike Lunacek lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Thotë të jetë shokuar dhe se do të shkojë në Bruksel për të kërkuar sqarime. ...

23 January, 2014Lexo më shumë

PDK do zgjedhje me Ligj të Ri

Nënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci, thotë se kjo parti nuk e ka diskutuar deri tash opsionin e mbajtjes së zgjedhjeve në qershor. Thotë se PDK angazhohet që zgjedhjet të mbahen me Ligj të ri Zgjedhor, me reformë, në vjeshtën e këtij viti. ...

23 January, 2014Lexo më shumë

Isa Mustafa propozoi zgjedhjet në qershor

Nënkryetarja e LDK’së, Teuta Sahatqija, thotë se Isa Mustafa propozoi që zgjedhjet nacionale të mbahen në qershor. Më herët, gjatë ditës, lajmi.net raportoi për disponimin e koalicionit qeveritar për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor. ...

23 January, 2014Lexo më shumë
 

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master