Nacionale – Page 902 – Lajmi.net

Aktuale

Austria dërgon ushtarët e saj në Kosovë me aeroplan “low cost”

Mëngjesin e së martës 143 ushtarë austriakë janë nisur nga Aeroporti i Linzit për në Kosovë me një aeroplan udhëtarësh me çmim të lirë, dhe jo me aeroplanin e tipit Hercules, të cilit do t’i duhej që këta ushtarë t’i bartte tre herë deri në Kosovë.  ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Megjithatë Pacolli nuk është operuar

Lajmi se Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli i është nënshtruar këto ditë një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë në Lugano të Zvicrës, del të jetë i pavërtetë. Është këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj që e ka demantuar lajmin e publikuar në media, për gjendjen e rëndruar shëndetësore të kreut të AKR-së....

30 September, 2014Lexo më shumë

Arrestohet polici që bëri thirrje për vrasjen e vëllait të kryeministrit serb

Polici Dragisha Petkoviq nga Kragujevci është arrestuar pasi përmes profilit të tij në Facebook, kishte bërë thirrje për vrasjen e Andreja Vuçiq, vëllai i kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq....

30 September, 2014Lexo më shumë

Mimoza sjell në Gjakovë një investim të madh suedez

Kompania suedeze, Trox nga Göteborgu i Suedisë, është shumë afër vendosjes së linjës së tyre të prodhimit të mbulesave të veturave në Gjakovë....

30 September, 2014Lexo më shumë

Miratohet kërkesa për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastin “Kleçka”

Gjykata e Apelit ka miratuar kërkesën e avokatëve të të akuzuarit Fatmir Limaj në rastin “Kleçka” për përjashtimin e kolegjit gjyqësor. ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Vakëfet e Turqisë do të rindërtojnë Bibliotekën e Xhamisë së Hadumit

Biblioteka e njohur e Xhamisë së Hadumit së shpejti do të ringrihet. Një gjë e tillë do të bëhet me një investim të vakëfeve të Turqisë....

30 September, 2014Lexo më shumë

Today’s Zaman: Erdogan financon radikalizmin islam në Kosovë?

Sipas një opinionisti të gazetës turke “Todays Zaman”, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka lejuar hapjen e një medreseje të financuar nga Turqia, me mbështetje direkte të Bilal Erdoganit, djalit të ish-kryeministrit, kurse tash presidentit turk, Rexhep Erdogan....

30 September, 2014Lexo më shumë

Sigurimi i Gjuriqit rrahin një të ri serb në veri

Këshilli i Partisë Demokratike të Serbisë në Kosovë, ka akuzuar sigurimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, se e kanë sulmuar një të ri, vetëm se ka folur keq për Marko Gjuriqit. ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Hoxha: Prokurorët vendorë të merren me raste të rënda, ose shkarkohen (video)

Kryeprokurori i shtetit, Sylë Hoxha, thotë se prokurorët kanë guxim të merren me raste të rënda. Mirëpo, sipas tij, ata më shumë janë zëvendësuar me prokurorët ndërkombëtar për shkak të njohtësive e rrethanave tjera që ekzistojnë në Kosovë....

30 September, 2014Lexo më shumë

Gërmime të reja në Batajnicë

Kanë nisur gërmime të reja në lokalitetin Batajnicë, të Aeroporti i Beogradit, afër varrezës masive. Supozohet se përveç 900 trupave të shqiptarëve të gjetur kohë më parë, në këtë varrezë mund të ketë të varrosur edhe më shumë trupa.  ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Ka vdekur një maturant gjilanas, bie nga kati i 5-të i hotelit

Maturanti gjilanas B.S. ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i 5-të i një hoteli në Durrës, ku po qëndronte në ekskursion. ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Komuna e Vitisë përfshihet nga zjarri

Objekti i Komunës së Vitisë sot në orën 7:00 të mëngjesit është përfshirë nga një zjarr. ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Gjenerali Rrahim Ademi padi ndaj shtetit kroat

Gjenerali kroat me origjinë shqiptare Rrahim Ademi, ish i akuzuar nga Gjykata e Hagës ka paditur Kroacinë për shtatë muaj të kaluara nga në qendrën e paraburgimit të Gjykatës për Krime të Luftës në Hagë. ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Kapet duke vjedhur naftë vëllai i shefit të AKI-së Bashkim Smakaj

Agim Smakaj, vëllai i shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj, është arrestuar të hënën si i dyshuar për vjedhje të naftës në stacionin policor në Gjakovë....

30 September, 2014Lexo më shumë

Refuzohet ankesa, 35 të dyshuarit për terrorizëm mbeten në paraburgim

Gjykata e Apelit ka refuzuar  ankesat e mbrojtësve të 35 personave të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, të arrestuar nga policia muajin e kaluar....

30 September, 2014Lexo më shumë

Edhe një i ri nga Gjilani vritet në Siri

Melos Selami Kosumi 17 vjeçar është vrarë në Siri. Melos ishte në një shkollë në Turqi derisa pa dijeninë e prindërve kishte shkuar në luftën e Sirisë....

30 September, 2014Lexo më shumë

Leonora “construction”

Këngëtarja Leonora Jakupi, para se të bënte ofertën për të marrë me koncesion parcelën ku ende ndodhet shtëpia e gjyshit të saj, si dhe pjesën tjetër ngjitur me të, kishte marrë pëlqimin e banorëve dhe kishte arritur marrëveshje me ta që t’ua kompensojë hapësirat e banimit. ...

30 September, 2014Lexo më shumë

Tash e 10 vjet marrin rrogë pa iu shkelë këmba në UP

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu ka thënë se ka individë të cilët tash e 10 vjet nuk kanë qenë në Prishtinë dhe asnjëherë nuk iu është ndalur paga nga UP-ja. ...

29 September, 2014Lexo më shumë

Termokosi ka pak mazut, ngutet të marrë avullin nga “Kosova B”

Reduktimet e paralajmëruara të energjisë elektrike do t’i shkaktojnë telashe edhe ndërmarrjes Termokosi, e cila disponon me vetëm 100 tonë rezerva mazuti që mjaftojnë për disa ditë ngrohje të Prishtinës. ...

29 September, 2014Lexo më shumë

Autostrada “Ibrahim Rugova” ka nisur të prishet

Autostrada e kombit “Ibrahim Rugova” ende pa u bërë një vit nga dorëzimi i saj tek autoritetet e Kosovës, ka nisur të ketë prishje....

29 September, 2014Lexo më shumë

Probleme financiare në arsim për shkak të rritjes së pagave

Sektori i arsimit parauniversitar dhe ai universitar po përballen me probleme të mëdha financiare....

29 September, 2014Lexo më shumë

Nuk dihet për fatin e Naim Zeqirit, familja kërkon ndihmë nga shteti

Një muaj më parë, Naim Zeqiri, bashkë me persona të tjerë, janë përleshur me xhandarmërinë serbe në kufirin me Serbinë, ku dhe është plagosur. Po në këtë përleshje, mbet i vrarë Farmir Mehmeti nga Dumnica e Epërme si dhe një pjesëtar i xhandarmërisë....

29 September, 2014Lexo më shumë

BE-ja mandaton EULEX-in për gjykime jashtë Kosovës

Bashkimi Evropian ka mandatuar misionin e vet në Kosovë që të merret edhe me rastet që mund të procedohen për gjykim jashtë territorit të vendit....

29 September, 2014Lexo më shumë

Arrestohen dy kontrabandues të pjesëtarëve të komunitetit RAE

Nëntë persona të komunitetit egjiptian ia kishin mësyrë sot shteteve të Bashkimit Evropian. Por atyre u mbeti udhëtimi në gjysmë, pasi që largimin nga Kosova kishin dashur ta bënin pa dokumentet përkatëse....

29 September, 2014Lexo më shumë

Miratohet propozim-buxheti i Prishtinës për 2015

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2015. Zyrtarët komunalë, kanë njoftuar gjithashtu se KK ka dhënë votën në mënyrë unanime edhe për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”.  ...

29 September, 2014Lexo më shumë

Komandanti i ri i KFOR-it viziton ministrinë e FSK-së

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesko Paolo Figliuolo, ka vizituar për herë të parë ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është takuar me ministrin Agim Çeku....

29 September, 2014Lexo më shumë

Gjykata e Apelit ia vërteton dënimin Bajrush Xhemajlit

Një kolegj penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit Bajrush Xhemajli, i dënuar 2 vjet burgim për veprën penale rrezikim i trafikut publik. ...

29 September, 2014Lexo më shumë

Arrestohen hajnat e pompave të ujit

Është arrestuar A. K. (1997) dhe Sh. R. (1997) me dyshimin për vjedhje të 11 pompave të ujit në vlerë prej 3 mijë eurove dhe të njëjti janë ndaluar në polici për 24 orë....

29 September, 2014Lexo më shumë

Dy bosët-Naser Kelmendi e Fahrudin Radonçiq

Kulla lëvizëse e Avazit mbi Sarajevë është selia e Fahrudin Radonçiqit, mogulit medial të fortë dhe të veshur me kujdes, i cili tani është duke konkurruar për postin e presidentit të Bosnjës....

29 September, 2014Lexo më shumë

KEDS-i po e diskriminon Drenasin, reduktime të ashpra të rrymës

Komuna e Drenasit ka reaguar ndaj veprimeve të Kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) për reduktimet e ashpra në lokalitetet e kësaj komune, ku thuhet se janë duke u dëmtuar mbi 1600 biznese aktive të kësaj Komune. Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje KEDS-it që të mos veproj me ndërprerje të energjisë elektrike ne mënyrë kolektive....

29 September, 2014Lexo më shumë

Rektori i ri i UP-së: Fëmijët e dëshmorëve me 5 pikë bonus por edhe testin

Rektorin e ri, Ramadan Zejnullahun po e shqetëson numri i madh i studentëve familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, ngase sipas tij. kanë aplikuar në Universitetin e Prishtinë 600 të tillë dhe sipas një marrëveshje të mëparshme ata gëzojnë të drejtën e pranimit me automatizëm....

29 September, 2014Lexo më shumë

Vllëzërit shqiptarë rrahën pronarin italian të lokalit

Dy vëllezër shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë dhunuar pronarët e një lokali në Itali, pasi nuk donin që të paguanin disa prej pijeve që kishin konsumuar. ...

29 September, 2014Lexo më shumë

Shqiptari që theri gruan: E vrava se rrihte fëmijët dhe më tradhtonte

Adrian Balliu, shqiptari që më 25 shtator vrau të shoqen me thikë, në Xhenova të Italisë, rrëfehet para policisë, duke thënë se ajo i rrihte fëmijët, teksa shfaqi dyshime se e tradhtonte me një tjetër. ...

29 September, 2014Lexo më shumë

Ngërçi institucional shtyn edhe sigurimet shëndetësore

E drejta në sigurim shëndetësor paraqet një nga të drejtat themelore të njeriut. Por këtë të drejtë qytetarët e Kosovës nuk pritet ta kenë deri në mesin e muajit qershor të vitit 2015. ...

29 September, 2014Lexo më shumë

Serbia “urdhëron” kërkime për një tjetër varrezë masive me trupa të shqiptarëve

Zëvendësprokurori serb, Dragoljub Stankovic nuk e ka bërë publik emrin e lokalitetit ku do të nisin kërkimet, por ka pranuar se dyshohet që kjo varrezë masive ndodhet në një hapësirë në të cilën edhe më parë janë gjetur trupa të viktimave nga Kosova të varrosur në grup....

29 September, 2014Lexo më shumë

Javën e ardhshme ulje të temperaturave në vend

Mot me diell do të vazhdoj të mbajë deri ditën e premte ku do të kemi shtim të vranësirave të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe ulje të maksimaleve për 3 gradë celcius deri 4 gradë celcius raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës....

29 September, 2014Lexo më shumë

Vitia model i hamronisë fetare, tre klerikët e feve të ndryshme takohen shpesh

Hysamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të BIK-ut në Viti, prifti ortodoks Zvonko Kostiq dhe një famulltar katolik nga Stublla, janë tre klerikët fetarë që zakonisht takohen njëri me tjetrin, për të diskutuar çështje të ndryshme....

28 September, 2014Lexo më shumë

Qazim Osmani blenë hotel në Mal të Zi, 15 milion euro (Foto)

Biznesmeni kosovar Qazim Osmani e ka blerë hotelin “Maestral” në njërin nga gjiret më të bukur të Malit të Zi, në Përzhno të Milloçerit për 15 milion euro. ...

28 September, 2014Lexo më shumë

Serbët me këngë për Kosovën kundër Gay Paradës në Beograd (Video)

Kryeqyteti serb, Beogradi sot ishte në rrethim të hekurt nga policia shkaku sigurimit të Gay Paradës nga elementët ekstremistë në këtë vend. ...

28 September, 2014Lexo më shumë

Gani Geci nuk e duron në dhomë hoxhën Shefqet Krasniqi

Imami i arrestuar i Xhamisë së Madhe të Prishtinës Shefqet Krasniqi ka ndarë për disa ditë qelinë e tij me ish deputetin, Gani Geci. Mirëpo sipas burimeve të gazetës Tribuna, Gecit i kanë penguar ritet fetare të Imamit Shefqet Krasniqi....

28 September, 2014Lexo më shumë

​Fushë Kosova mbulohet nga mbeturinat (Foto)

Përkundër faktit se komuna e Fushë Kosovës dy është nderuar me çmimin për ambient, shumë pjesë të këtij qyteti janë të mbushura me mbeturina të grumbulluara vend e pa vend, në afërsi të shtëpive të banimit....

28 September, 2014Lexo më shumë

MASHT shkel ligjin

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e ka lëshuar një vendim për drejtoritë komunalë të arsimit dhe komunat e Kosovës me të cilin i fton këto institucione që t’i trajtojnë të barabartë të diplomuarit në institucione publike e private gjatë konkurseve për mësimdhënës. Ky vendim është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë....

28 September, 2014Lexo më shumë

Nga 3-5 tetor, Prishtina mikpritëse e Parlamentit Kulturor Evropian

Rreth 100 personalitete të kulturës nga Evropa do të vijnë në Prishtinë, nga data 3 deri me 5 tetor 2014, për të marrë pjesë në sesionin e 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian (ECP)....

28 September, 2014Lexo më shumë
 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play Zombie Big Trouble