Nacionale – Page 1100 – Lajmi.net

Aktuale

Marrëveshje për shërbime postare për zonat e rezervuara

Ministri Fadil Ismajli tha se qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’u ofrohet një shërbim më i shpejtë, efikas, dhe me çmime shumë të volitshme. Ndërsa Sejdi Hoxha tha se Posta do t'u ofrojë qytetarëve shërbime postare sa më të shpejta....

6 February, 2014Lexo më shumë

Kapet një arsenal armësh në Kaçanik

Në fshatin Biqec të Kaçanikut, afër një pylli, janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese, si predha dhe municione. ...

6 February, 2014Lexo më shumë

Presion për ujin në Prishtinë

Prishtina do të përballet me një krizë për ujë edhe 4 apo 5 muaj, në rast se nuk do të ketë reshje. Shpend Ahmeti thotë se qytetarët duhet të bëjnë presion mbi vetë atë, Qeverinë, si dhe Ujësjellësin Regjional....

5 February, 2014Lexo më shumë

EULEX konfirmon operacionin e arrestimeve

EULEX ka konfirmuar operacionin e sotëm, në të cilin është arrestuar Deputeti Ukë Rugova dhe nëntë persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Në një komunikatë për media, EULEX ka sqaruar operacionin dhe ka pohuar se ende janë duke vazhduar bastisjet e disa pronave. “Sot, herët në mëngjes, një prokuror ndërkombëtar […]...

5 February, 2014Lexo më shumë

Alma Lama kërkon një vend për “Heroinat”

Deputetja Alma Lama kërkon nga Komuna lokacionin përballë Pallatit të Rinisë për projektin “Heroinat”, në nderim të kontributit të grave gjatë luftës në Kosovë. Është në dorën e Vetëvendosjes a do t’ia plotësojë kërkesën deputetes së larguar nga kjo parti....

5 February, 2014Lexo më shumë

Në mars vazhdojnë gërmimet në Rashkë

Prekë Gjetaj thotë se gërmimet në Rashkë janë ndërprerë si pasojë e kushteve klimatike. Beson se ato do të fillojnë në muajin mars. Në Rashkë dyshohet të jenë 250-300 mbetje mortore, anipse ka informacione se ky numër mund të arrijë deri në 450....

5 February, 2014Lexo më shumë

Arrestohet Shefi i MUP’it për Veri Dragoljub Delibasic

Burime të lajmi.net pohojnë se pas Oliver Ivanovic, një tjetër arrestim ndodhi sot në Mitrovicë, me të njëjtin motiv: akuza për krime lufte në Kosovë. Policia e EULEX arrestoi ish eprorin e lartë të MUP’it për Veriun e Kosovës, Dragoljub Delibasic....

4 February, 2014Lexo më shumë

Rrethrrotullimi në Veternik do të jetë gati në maj

Shpend Ahmeti thotë se rrethrrotullimi në Veternik do të përfundojë në muajin maj. Konstaton se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe se është duke e pritur vetëm planin për rrënimin e pompës së benzinës “Kosova Petrol”....

4 February, 2014Lexo më shumë

Gjendet i vdekur një person në Pejë

Policia e Rajonit të Pejës, njofton se është gjetur pa shenja jete trupi i Menduh Bacit, i cili figuronte i zhdukur që nga dhjetori i vitit 2013....

4 February, 2014Lexo më shumë

Problemet e Shpendit me infrastrukturën në Prishtinë

Hysen Durmishi thotë se gjatë qeverisjes së kaluar janë kryer ndërtime pa projekte dhe kanë filluar punimet pa shpronësime. Sipas tij, në Drejtorinë e Infrastrukturës mungojnë të dhëna edhe për disa projekte. Borxhi për shpronësime arrin në 10 milionë euro. ...

4 February, 2014Lexo më shumë

Dy të dënuar për një vrasje në Mitrovicë

Ali Hasani u dënua me 16.5 vjet burg, Agim Ademi u dënua me 6 muaj me kusht ndërsa Agim Ademi u lirua nga të gjitha akuzat. Ata akuzoheshin për rastin e vrasjes së Bekim Ademit, para një kafeneje në Mitrovicë në korrik të vitit 2012....

4 February, 2014Lexo më shumë

Plagoset një person me armë zjarri

Një person me inicialet A. R është plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në mes të dy grupeve rivale. Bëhet e ditur se viktima nuk ka qenë pjesë e asnjërit grup....

3 February, 2014Lexo më shumë

Mësuesi i mirë mungon në klasë

Dukagjin Pupovci thotë se në Kosovë mungon mësuesi i mirë, prandaj nxënësit janë të nivelit që nuk do të duhej të ishin. Sipas tij, sistemi është fajtori kryesor, ngase duhet të jetë sistem që mbështet më shumë mësimdhënësit....

3 February, 2014Lexo më shumë

Liqeni i Badovcit po shteron

Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë deri në 8 metra nën nivelin maksimal, që është një rrezik për mbetje pa ujë qytetarët e Prishtinës dhe fshatrave tjera që furnizohen nga ky liqen. ...

2 February, 2014Lexo më shumë

84 gabimet e Rektorit në 83 rreshta CV

Studentët të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre dhe shoqërisë civile që t’u bashkohen nesër në protestën e radhës për largimin e të parit të Universitetit. Në 83 rreshtat e CV së tij ata gjetën 84 gabime....

2 February, 2014Lexo më shumë

Shëndetësia e Kosovës si në Pakistan

LDK shpreh shqetësim për gjendjen e shëndetit publik në Kosovë. Ekspertët e shëndetësisë së kësaj partie kanë krahasuar shëndetësinë kosovare me atë të vendeve të treta si Pakistani dhe vende tjera afrikane. ...

2 February, 2014Lexo më shumë

PD: Hipokrizia po e degradon Universitetin e Prishtinës

Partia e Drejtësisë, pjesë e koalicionit qevertiar, thotë se është e turpshme hipokrizia e cila është duke e përcjellë degradimin e tanishëm të Universitetit më të madh publik të vendit....

2 February, 2014Lexo më shumë

Gjendet një trup i pajetë në Veri

Është gjetur një trup i pajetë në Veri të Mitrovicës. Policia thotë se në trupin e këtij person me inicialet M.U. nuk janë parë shenja dhune....

1 February, 2014Lexo më shumë

Dokumentohet Besa e Shqiptarëve

Një dokumentar i titulluar “Besa” ka dokumentuar ndihmën që shqiptarët kanë dhënë për shpëtimin e më shumë se 2 mijë hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Besa është fjala e dhënë që shqiptarët duhet ta mbajnë deri në vdekje....

31 January, 2014Lexo më shumë

Selamet e Shefqet Krasniqit për Deputetët dhe Ezanin

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, thotë për lajmi.net se ata që votojnë për ndaljen e ezanit, bëjnë mëkat të madh. Ai vlerëson se ezani nuk bën pjesë në “zhurmë”, ndërsa këmbëngul se dëshira dhe vullneti i popullit është mbi çdo Ligj. ...

31 January, 2014Lexo më shumë

Të hapur për zërin e kambanave

Don Lush Gjergji deklaron për lajmi.net se është i hapur për rregullimin e çështjes së zërit të ngritur të kambanave me normë ndërkombëtare. Thotë se Kisha Katolike është për t’ua lehtësuar jetën njerëzve, e jo për t’u penguar atyre....

31 January, 2014Lexo më shumë

Aktakuzë për zhvatje dhe ushtrim të ndikimit

I akuzuari e ka kërcënuar me vrasje një person për ta detyruar atë që t’i sigurojë 30 mijë euro ose një veturë BMW X5, në mënyrë që të ushtrojë ndikim të paligjshëm në komunë për ndryshimin e statusit të një pjese të tokës. ...

31 January, 2014Lexo më shumë

Luftë rriqrave në Malishevë

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan strategjik për luftën kundër parandalimit të sëmundjes së etheve hemorragjike. Kjo sëmundje vitin e kaluar morri jetën e 11 personave, që kryesisht ishin nga rajoni i Malishevës....

31 January, 2014Lexo më shumë

Kërkohet mbrojtje në liri për Oliver Ivanovicin

Është kërkuar mbrojtje në liri për Oliver Ivanovicin. Sot pritet përgjigje nga Gjykata e Apelit nëse do t’i lejohet kjo të akuzuarit për krime lufte. ...

31 January, 2014Lexo më shumë

Përkujtohen dëshmorët

Liderët e partive politike kanë përkujtuar sot dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 17 vjetorin e rënies. Ata kanë bërë nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit në sheshin me po të njëjtin emër në qendër të Prishtinës. ...

31 January, 2014Lexo më shumë

Studentët edhe sot në protesë

Para orës 8 të mëngjesit të së premtes, studentët kanë zënë vend para hyrjes së Rektoratit duke pamundësuar kështu hyrjen e stafit në zyret e tyre për të katërtën ditë rresht....

31 January, 2014Lexo më shumë

Isa Mustafa: Rrëfimi për krimin ku dyshohet përfshirja e Ivanovicit

Njëri nga të mbijetuarit e tragjedisë në Mitrovicë, në vitin 1999, është edhe Isa Mustafa. Ai rrëfen për Kosovapress gjithçka që ka parë dhe përjetuar atë ditë. Thotë ta ketë parë Oliver Ivanovicin me uniformë dhe të armatosur deri në dhëmbë....

30 January, 2014Lexo më shumë

Gjuha e deputetëve tremb investitorët

OEK ka vlerësuar se deputetët gjatë debatit kanë përdorur gjuhë të paargumentuar e cila, sipas saj, po i tremb investitorët dhe po e dëmton ekonominë e vendit....

30 January, 2014Lexo më shumë

Aksident fatal afër Gjakovës

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku sot në rrugën Klinë- Gjakovë. Raportohet se shkaktar ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë nga njëri prej automjeteve të përfshirë në aksident....

29 January, 2014Lexo më shumë

Më mirë bastisje në shkolla, sesa viktima

Nazim Haliti nga FIQ thotë se fajin më të madh pse po ndodhin vrasje brenda objekteve shkollore e ka Ministria e Arsimit, me politika të dobëta në koordinim me policinë. Sipas tij, Policia e Kosovës duhet t’i shtrëngojë më shumë masat e sigurisë....

29 January, 2014Lexo më shumë

Vidhen rreth 60 mijë euro në postën e Mitrovicës

Nga kasaforta e postës qendrore në Mitrovicë janë vjedhur kartela mbushëse të VALA's dhe para kesh në vlerë të përgjithshme prej rreth 60 mijë euro. I dyshuar dhe i arrestuar nga policia është një punonjës i postës. ...

29 January, 2014Lexo më shumë

Sot afati i fundit për kandidatët për Mitrovicën Veriore

KQZ ka njoftuar sot se afati i fundit për paraqitjen e kandidatëve në zyrën për regjistrim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të hyrë në garë për Kryetar të Mitrovicës së Veriut, përfundon sot, në orën 24. Deri më tani nuk është paraqitur asnjë kandidat....

29 January, 2014Lexo më shumë

Rritet numri i protestuesve para Rektoratit

Studentët kanë rinisur protestat para Rektoratit të UP, duke pamundësuar kështu hyrjen brenda tij të Rektorit dhe personelit tjetër. Karshi tyre janë vendosur edhe një numër i Policëve të Kosovës, të cilët kanë bllokuar edhe dyert e oborrit....

29 January, 2014Lexo më shumë

Inspektorati i Policisë nuk e ka monitoruar protestën

Arbër Beka, Zëdhënës i Inspektoratit të Policisë, ka thënë për lajmi.net se ky institucion është në pritje të ndonjë ankese eventuale. Por deri pasditen e së martës, askush nuk është ankuar....

28 January, 2014Lexo më shumë

Koordinohen për siguri në shkolla

Ministria e Arsimit ka mbajtur një takim urgjent me përfaqësues të Policisë së Kosovës, Sindikatës së Arsimit dhe Këshillit të Prindërve për harmonizimin e një plani që të ofrohet më shumë siguri në shkolla....

28 January, 2014Lexo më shumë

Borë në Prishtinë

Bora ka filluar të bjerë me shpejtësi në Prishtinë, por gjysmë orë më pas, intensiteti i saj është zvogëluar. Si e parashikon motin për ditët e ardhshme Instituti Hidro- Meteorologjik i Kosovës?...

28 January, 2014Lexo më shumë

Befasohet pse po protestojnë studentët

Kryetari Lexhendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ideja e tij se në UP bëhet punë e mirë “shkencore”. Këtë e tha edhe sot, pas protestës në të cilën Policia ndërhyri dhe arrestoi 25 studentë....

28 January, 2014Lexo më shumë

Avokati i Popullit kërkon çarmatosjen e nxënësve

Avokati i Popullit ka apeluar te organet kompetente të sigurisë, që të garantojnë jetën e personave brenda institucioneve arsimore dhe të mos lejojnë në shkolla nxënës të armatosur. Ky institucion e sheh vrasjen e sotme në Mitrovicë si shenjë alarmuese....

28 January, 2014Lexo më shumë

Leonarda kërcënon se do të bëjë vetëvrasje

Leonarda Dibrani e ka të vështirë të pajtohet se i duhet ta vazhdojë jetën në Kosovë. Gjykata e qytetit Besançon, arriti në përfundim se largimi i familjes së Leonarda Dibranit nga Franca për në Kosovë më 9 tetor të vitit të kaluar ka qenë i drejtë....

28 January, 2014Lexo më shumë

Vritet nxënësi brenda shkollës në Mitrovicë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë. Një nxënës është vrarë me thikë brenda Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës e cila ka thënë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Ministria dënon rastin....

28 January, 2014Lexo më shumë

Mustafa në takimin e Asamblesë Politike të PPE’së

Isa Mustafa po merrë pjesë në takimin Asamblesë Popullore Europiane. Mustafa ka marrë zotimin nga Partia Popullore Demokristiane për integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit perëndimor në BE....

28 January, 2014Lexo më shumë

EULEX konfirmon arrestimin e Ivanovic

EULEX thotë se Ivanovic është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, në bazë të një marrëveshjeje paraprake. Sipas EULEX’it, Oliver Ivanovic ngarkohet me akuza për krime gjatë periudhës së luftës dhe të pasluftës në Kosovë....

27 January, 2014Lexo më shumë

Nis seanca gjyqësore ndaj Ramadan Mujës

Sot po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij. Në këtë seancë gjyqësore është paraparë që Prokuroria të japë fjalën e saj përfundimtare. ...

27 January, 2014Lexo më shumë
 

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Rock Wheels