Lajm shumë i keq për Realin, një ditë para finales në Milano

Real Madrid nuk ka fituar kurrë asnjë ndeshje në “San Siro”, para duelit me Atletico Madridin të shtunën, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

27/05/2016 13:57

Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit zhvillohet në një terren shumë të urryer për skuadrën ‘Los Blancos’.

Ekipi i Zinedine Zidane në 14 përballje nuk ka fituar asnjë ndeshje zyrtare në “San Siro”.

Rezultatet:

1955/1956 – Liga e Kampionëve (gjysmëfinale): Milan – Real Madrid (2-1)

1963/1964 – Liga e Kampionëve (çerekfinale): Milan – Real Madrid (2-0)

1965/1966 – Liga e Kampionëve (gjysmëfinale): Inter – Real Madrid (1-1)

1966/1967 – Liga e Kampionëve (çerekfinale): Inter – Real Madrid (1-0)

1980/1981 – Liga e Kampionëve (gjysmëfinale): Inter – Real Madrid (1-0)

1982/1983 – Kupa e fituesve të Kupës (çerek-finale): Inter – Real Madrid (1-1)

1984/1985 – UEFA Cup (gjysmëfinale): Inter – Real Madrid (2-0)

1985/1986 – UEFA Cup (gjysmëfinale): Inter – Real Madrid (5 për 1)

1988/1989 – Liga e Kampionëve (gjysmëfinale): Milan – Real Madrid (5-0)

1989/1990 – Liga e Kampionëve (raundi i dytë): Milan – Real Madrid (2-0)

1998/1999 – Liga e Kampionëve (faza grup): Inter – Real Madrid (3-1)

2002/2003 – Liga e Kampionëve (faza e dytë e grupit): Milan – Real Madrid (1-0)

2009/2010 – Liga e Kampionëve (faza grup): Milan – Real Madrid (1-1)

2010/2011 – Liga e Kampionëve (faza grup): Milan – Real Madrid (2-2)