Lajm shumë i keq për Kosovën para duelit me Ukrainën (FOTO)

Yllii Sallahi nuk dëshiron të luajë për Kosovën.

Sport

08/10/2016 15:38

Kështu të paktën ka deklaruar ish-lojtari i Bayernit dhe tani i Karlsruher SC në Bundesliga 2.

Mbrojtësi i majtë, që luan me Austrinë U-21, thotë se do të vazhdojë të luajë me Austrinë, dhe e ka ëndërr të luajë me Austrinë A,  përcjellë Gazeta Olle.

“Jam befasuar që Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur interesim për mua, por askush nuk ka folur me mua. Unë dëshiroj të luajë për Austrinë. Kjo është çfarë kam thënë dhe e kam bërë për një kohë të gjatë”, deklaroi Sallahi për sportkrone.at.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.