Lajm shumë i keq për Gareth Bale

Real Madrid frikësohet se Gareth Bale ka pësuar lëndim të ri.

Sport

28/09/2017 07:00

Gareth Bale ka sjell një tjetër lajm të keq për ekipin e Real Madridit.

Sulmuesi uellsian ka frikësuar klubin se ka pësuar një tjetër lëndim pas duelit me Borussia Dortmundin në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Zinedine Zidane e lavdëroi për paraqitje të mirë në fitoren ndaj skuadrës gjermane, përcjell “lajmi.net”.

Por, mediat spanjolle shkruajnë se Real Madrid frikësohet se Bale ka pësuar një lëndim të ri.

Madje, kjo konsiderohet si arsyeja pse Zidane e zëvendësoi në fitoren 3:1 ndaj Borussia Dortmundit. /Lajmi.net/