Lajm shumë i keq për Barcelonën pas shortit në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka marrë një lajm të keq nga Juventus pas shortit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

18/03/2017 08:08

Barcelona do të takohet me Juventusin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, gjiganti katalan nuk ka arsye t’i gëzohet shortit ndaj kundërshtarit nga finalja e vitit 2015.

“Mundo Deportivo” ka potencuar faktin se Juventus është ekip që nuk njeh humbje në shtëpi tashmë një kohë të gjatë, përcjell “lajmi.net”.

“Bianconerët” nuk kanë pësuar humbje në Juventus Stadium në 46 ndeshje të njëpasnjëshme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6