Lajm shumë i keq për Barcelonën (FOTO)

Barcelona ka marrë një lajm shumë të keq nga Valencia.

Sport

18/08/2016 09:12

Drejtori sportiv i Valencias, Jesus Garcia Pitarch ka insistuar se klubi nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Paco Alcacer në Barcelonë.

Alcacer është shfaqur si objektiv i kampionit të La Ligës, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Pitarch ka insistuar se reprezentuesi spanjoll do të mbetet në Mestalla.

“Kam biseduar me Alcacer dhe e kam njoftuar se Valencia nuk dëshiron ta shesë”, deklaroi Pitarch gjatë një konference për media, përcjell “Lajmi.net”.

“I kam shpjeguar vendimin, isha shumë i qartë. Ai është i lumtur dhe mezi pret të vazhdojë me shënimin e golave në sezonin e ri në La Ligë”, u shpreh ai.