Lajm shokues nga Spanja: Real Madrid e do Edin Dzekon

Mund të ju duket si e pamundur, mirëpo Real Madrid po e monitoron Edin Dzekon.

Sport

18/11/2018 21:43

Real Madrid është i interesuar në transferimin e Edin Dzekos në afatin e janarit.

Skuadra spanjolle po kalon nëpër një krizë të golave edhe pse është rikthyer te fitoret, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid ka dërguar zyrtarët e tyre për ta shikuar Dzekon në miqësore që Bosnja po e zhvillon ndaj Spanjës në ‘Estadio de Gran Canaria’.

Madrilenët duan që boshnjaku të jetë pjesë e tyre, pas formës së lartë që po tregon edhe te Roma. /Lajmi.net/