Lajm në mediat ndërkombëtare vërejtja e BE-së kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Mediat ndërkombëtare gjatë ditës së sotme janë marrë me temën e tentativës së udhëheqësisë kosovare për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Lajme

12/01/2018 14:32

Në fokus ishte vërejtja e Bashkimit Evropian për Kosovën, se nëse do të shfuqizohej Gjykata Speciale atëhere ky vendim do të kishte pasoja të mëdha për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, transmeton lajmi.net.

Agjensia prestigjoze e lajmeve “Reuters” shkruan sot se Kosova po rrezikon marrëdheniet me BE-në me vonesën e funksionalizimit të Gjykatës Speciale.

Aty përmendet edhe vërejtja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dhënë para disa ditësh për këtë çështje.

“Reuters” përmend edhe emisarët e ardhur nga Franca dhe Gjermania, në tentim të parandalimit të ndonjë tentative tjetër për bllokimin e Gjykatës Speciale, e cila siç thuhet në këtë artikull është formuar me qëllimin e hetimit të krimeve të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e të cilëve solli lirinë më 1999. /Lajmi.net/