Lajm katastrofal për Tottenhamin para përballjes me Barcelonën

Barcelona do të përballet sonte me Tottenhamin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2018 12:58

Barcelona e ka siguruar kalimin në fazën e 1/16 të finales në Ligën në Kampionëve, ndërsa Tottenham do ta kërkojë kualifikimin në ‘Camp Nou’.

Skuadra katalonase ka 13 pikë, Tottenham dhe Inter me nga shtatë dhe PSV me një, përcjell “lajmi.net”.

Në rast të fitores ndaj Barcelonës, skuadra angleze kalon tutje, ndërsa nerazurët do të shpresojnë në fitoren e tyre ndaj PSV-së dhe në humbjen e ‘Spursave’.

Leo Messi pritet të startojë në ndeshjen ndaj Tottenhamit, duke kërkuar të shënojë edhe më shumë gola në fazën e grupeve.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Barcelona: Cillessen; Semedo, Vermaelen, Lenglet, Miranda; Aleñá, Busquets, Vidal; Coutinho, Munir, Messi.

Tottenham: Lloris; Walker-Peters, Alderweireld, Vertonghen, Davies; Dier, Winks; Alli, Eriksen, Son; Kane. /Lajmi.net/