Lajm katastrofal për Juventusin, i lëndohen dy yjet

Juventus ka marr dy lajme të këqija mbrëmë.

Sport

13/12/2018 08:50

Juventus u mposht nga Young Boys në xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa iu lënduan edhe dy lojtarë.

‘Zonja e Vjetër’ arriti ta kaloi grupin, mirëpo që mbeti pa dy lojtarë për ndeshjet e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Juventus nuk do të mund të llogarisë në Juan Cuadradon dhe Joao Cancelon, pasi që të dy kanë pësuar lëndime.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet në fundjavë me Torinon, andaj Allegri duhet të kërkoj një tjetër alternativë për t’i zëvendësuar ata dy. /Lajmi.net/