Lajm i tmerrshëm për Dani Alvesin

Dani Alves pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë dhe tashmë rrezikon seriozisht të mos luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme.

Sport

09/05/2018 13:04

Botërori i Rusisë është në rrezik për Dani Alves.

Mbrojtësi i djathtë brazilian vendosi një rekord absolut me suksesin që arriti me PSG në finalen e Kupës së Francës ndaj Les Herbiers pasi arriti kuotën e 40 trofeve në karrierë, duke u bërë futbollisti që ka fituar më shumë trofe gjatë të gjitha kohërave.

Megjithatë aktivizimi në atë sfidë mund t’i kushtojë rëndë ish lojtarit të Juventusit i cili pësoi një dëmtim në gjurin e djathtë dhe tashmë rrezikon seriozisht të mos luajë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi verën e ardhshme, edhe pse për ta thënë me siguri diçka të tillë mbetet për t’u përcaktuar shkalla e dëmtimit.