Lajm i mirë: Senadi u ndihmua, atij i kthehet shpresa për jetë

Pas lajmit të publikuar për kushtet dhe sëmundjen e rëndë të shtatëvjeçarit Senad Bislimi nga Ferizaj, shumë qytetarë dhe institucione dhanë kontributin e tyre. Tashmë Senadi do të kurohet dhe do t’i sigurohet ndihma ekonomike e nevojshme.

Lajme

25/05/2017 18:18

Spitali Bahceci ka marrë përsipër të merret me kurimin e tij, ndërsa Kuvendi Komunal i Ferizajt ka konfirmuar se familja e Senadit është në listën për ndarjen e banesave.

Për këtë arsye, është anuluar aktiviteti i ditës së nesërme që të ndihmohej kjo familje. /Tribuna/