Lajm i mirë për tifozët e Liverpoolit

Mohamed Salah dhe Virgin van Dijk kanë ulur shqetësimet e trajnerit Jurgen Klopp, duke u stërvitur me Liverpoolin.

Sport

19/10/2018 14:59

Ndeshjet e kombëtareve i kanë sjellë shqetësime të mëdha Liverpoolit dhe trajnerit Jurgen Klopp, me lëndimet e disa lojtarëve.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe Mohamed Salah dhe Virgin van Dijk.

Të dy këta, kanë pësuar lëndime te kombëtaret e tyre si Egjipti, respektivisht Holanda.

Por, ‘DailyMail’ raporton se Salah dhe Van Dijk janë stërvitur me skuadrën dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e xhiros së nëntë në Premierligë, ku të shtunën luajnë në udhëtim kundër Huddersfield./Lajmi.net/