Lajm i mirë për tifozët e Chelsea, skuadra afrohet me Pulisic

Chelsea po “flirton” me reprezentuesin e skuadrës kombëtare të Amerikës.

Sport

16/11/2018 21:19

Sipas “Daily Mail” talenti i Dortmund dhe i Amerikës, Christian Pulisic, është afër që të largohet nga Gjermania, në drejtim të Chelsea,  transmeton lajmi.net.

20 vjeçari ka kontratë me skuadrën “verdh e zi” deri në vitin 2020, por duket se ai nuk do të hap bisedimet për një vazhdim të mundshëm të kontratës.

Kjo gjë ka zgjuar interesimin e londinezëve të cilët duket se janë gati të takohen me drejtuesit e Dortmund.

Chelsea thuhet se janë të gatshëm të paguajnë rreth 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit. /Lajmi.net/