Lajm i mirë për qytetarët nga “Termokosi”

Ngrohtorja e qytetit "Termokos" ka filluar sot sezonin e ngrohjes për qytetarët e Prishtinës

Lajme

15/10/2018 12:22

Termokos ka filluar sot sezonin e ri ngrohës 2018/2019.

“Në orët e mëngjesit ka nisur furnizimi  me ngrohje, fillimisht me kapacitete minimale. Operimi do zhvillohet varësisht nga lëvizja e temperaturave, përkatësisht do të punohet sipas diagramit rrëshqitës, varësisht nga temperaturat e ajrit do të ngrihet apo do të ulet kapaciteti i energjisë ngrohëse.”, thuhet në komunikatën dërguar nga Termokos

Sipas komunikatës efekti i ngrohjes nëpër ambientet e brendshme të konsumatorëve  do të hetohet gjatë ditës, ndërsa ditëve në vijim do të bëhet stabilizimi i plotë i furnizimit me ngrohje.  “Termokos”  apelon  tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të shlyejnë sa më parë të gjitha obligimet, që kanë ndaj kompanisë.