Lajm i mirë për familjen Maraj, BIK mundëson mjekimin falas të Blerondit në Turqi – Lajmi.net
Lajm i mirë për familjen Maraj, BIK mundëson mjekimin falas të Blerondit në Turqi
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 11:06, 6 February 2018
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka mundësuar që djali pesë vjeçar i familjes Maraj të mjekohet falas në Turqi.

 

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit të BIK-ut me të rinjtë, përfaqësues të bashkësive fetare të cilët kanë marrë së bashku iniciativën që ta ndihmojnë këtë familje, raporton lajmi.net

Gjithashtu, Ipeshkvia e Kosovës ka përkrahur këta të rinj, ku bashkë me BIK-un kanë ndarë ushqim të cilin së shpejti do t’u dërgohet familjes Maraj.

Të rinjtë janë përfaqësues të bashkësive fetare në aktivitetet e përbashkëta të OSBE-së për tolerancë ndërfetare, ndërsa këtë iniciativë e kanë marrë jashtë këtyre aktiviteteve.

Tashmë brenga më e madhe e kësaj familje mbetet një shtëpi për të jetuar. Astrit Maraj me gruan dhe dy fëmijët banojnë në një banesë me qera të cilën e paguajnë me ndihmën e bëmirësve dhe çdo muaj janë të rrezikuar që të mbesin në rrugë.

Ky është numri të cilin mund ta kontaktoni për t’i dhënë ndihmë kësaj familjeje:
+38649291108

 

/Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO