Lajm i mirë për Canën e Berishën

Sipas mediave italiane, mësojmë se Lorik Cana dhe Etrit Berisha do të rikthehen si titullarë te skuadra e Lazios.

Sport

07/04/2015 11:59

Lazio nesër e zhvillon takimin kthyes gjysmëfinal të Kupës së Italisë kundër Napolit.

Dhe, në këtë përballje, sipas Ilsussidiario.net, mësojmë se Lorik Cana dhe Etrit Berisha do të jenë në fushë nga minuta e parë.

Përndryshe, Cana gjatë ndeshjeve të fundit ka qëndruar në stol, teksa Berisha është startues i paprekshëm për momentin.