Lajm i mirë për Bayern Munich (FOTO)

Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje te Bayern Munich, pas qëndrimit jashtë fushave prej 15 javësh.

Sport

03/08/2017 19:56

Portieri gjerman që ka vuajtur nga një lëndim në këmbë, ka gëzuar tifozët bavarez, duke u rikthyer në stërvitje.

I lumtur për rikthimin në stërvitje, është deklaruar edhe Neuer përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale.

30 vjeçari vështirë që do të jetë gati për ndeshjen Superkupës ndaj Borussia Dortmundit që zhvillohet të dielën, por ai pritet të jetë gati për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Bundesligës ku Bayerni takohet më Bayer Leverkusenin më 18 gusht./Lajmi.net/