Lajm i mirë për banorët e kësaj lagje në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një njoftim për të gjithë qytetarët e lagjes “mbi xhami” apo të njohur ndryshe si te ‘Rruga e Bledit’ në kryeqytet.

Lajme

05/10/2018 18:07

Ahmeti thotë se ashtu siç ishte premtuar, banorët e kësaj lagje nga dita e hënë do të kenë ujë 24 orë, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Ahmetit:

Ashtu siç kemi premtuar, prej të hënës në pjesën e njohur si Rr. Bledit, “lagja mbi xhaminë”, do të ketë ujë 24 orë (me shtypje)

Në bashkëpunim me Ujësjellësin kemi investuar në instalimin e pompave të ujit. /Lajmi.net/