Lajm i mirë nga Google për gjithë ata që duan navigacion në celular

Rreth 60% e botës është pa internet sot, dhe madje edhe në vendet ku qasja në internet është e mundshme, navigimi mund të jetë i vështirë.

Auto & Tek

12/11/2015 17:19

Por, përveç se ka disa aplikacione të hartave që e ofrojnë mundësinë e navigimit, ato të gjitha janë me pagesë dhe kushtojnë shumë.

Kjo do të thotë se qasja e lehtë dhe e shpejtë në informacion është e pamundshme për shumë arsye.

Ky është një problem i madh, sidomos për njerëzit të cilët dëshirojnë të navigojnë dhe eksplorojnë botën rreth tyre.

Kështu, Google Maps është duke marrë disa hapa për t’i ndihmuar njerëzit nëpër gjithë botën që t’i gjejnë vendet që dëshirojnë të shkojnë edhe kur nuk kanë internet, transmeton lajmi.net.

Offline Maps setup

Tani ju mund ta shkarkoni një zonë të botës në celularin tuaj, dhe herën tjetër kur dëshironi të shkoni në atë zonë dhe nuk keni internet, Google Maps do të vazhdojë të ju ndihmojë në gjetjen e rrugëve.

product-offroad-howitworks-v1-r2

Përveç se mund ta shihni zonën e një harte offline, ju tani merrni direktiva nga kthesa në kthesë, udhëzime me zë për lokacione të veçanta dhe informata të dobishme për disa vende. Ky përditësim i Google Maps është në dispozicon vetëm për Android, me përditësimin për iOS që do të vijë më vonë. (lajmi.net)