Lajm i madh për tifozët e Milan, skuadra po e transferon dyshen e Chelsea

Milan ka avancuar në negociatat me Chelsea, për transferimin e dy yjeve të londinezëve.

Sport

01/12/2018 16:36

Cesc Fabregas dhe Andreas Christensen janë dy lojtarët që mund të kalojnë në “San Siro” në afatin kalimtar të janarit.

Raportime nga “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” thonë se skuadrat janë duke vazhduar bisedimet që kjo gjë të mos dështojë, transmeton lajmi.net.

Fabregas do të jetë lojtar i lirë këtë verë dhe Milan po shpreson ta rikthej lojtarin në radhët e saj.

Mbrojtësi danez në anën tjetër ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2022, mirëpo thuhet se lojtari është tejet i pakënaqur me situatën në skuadër.

Ardhja e Maurizio Sarrit në krye të stolit “blu”, i ka lënë dyshen jashtë  formacionit bazë. /Lajmi.net/